Nga Ferrari modeli 290 MM i vitit 1964, i dizenjuar enkas për kampionin legjendar të Formula 1, Juan Manuel Fangio, ekzistojnë vetëm 4 ekzemplarë.
Një prej tyre është shitur në ankand nga Sotheby në New York për shumën prej 28 milion dollarësh, që i thonë rreth 25.5 milion euro. Gjatë të njëjtit ankand, është blerë për 1.6 milion euro Porsche 356C Cabriolet, e cila është drejtuar në vitin 1964 nga Janis Joplin.
Automjeti i Fangio, 5 herë kampion bote në Formula 1, nga viti 1951 deri në vitin 1957, është shitur nga 25.6 në 29.8 milion dollarë./tesheshi.com/