Ju ka ndodhur ndonjëherë të çani një vezë dhe më pas ta hidhni në mbeturina pasi keni parë se në të ka disa pjesë të bardha që nuk ju kanë pëlqyer? Ka edhe nga ata që mund të kenë menduar se ndoshta veza ka qenë e fekonduar.
Por në të vërtetë nuk është aspak kështu. Dy filamentet që quhen Chalaza ndodhen në ekstremet e vezës dhe shërbejnë për të mbajtur të verdhën në pozicionin e saj. Ato shfaqen në forma të ndryshme dhe shpesh janë të ndara nga albumina.
Pra, është normale që ta gjeni këtë pjesë në brendësi të vezës, ndaj mos e hidhni atë në kosh, pasi nuk është aspak e prishur, por konsumojeni. Për më tepër, këto të bardha janë shenja që tregojnë për një vezë të freskët. /tesheshi.com/