Mikhail Yefremov, një nga aktorët më të mëdhenj dhe më të famshëm rusë, u dënua me tetë vjet burg për një aksident automobilistik që ai shkaktoi në gjendje të dehur.
Një përplasje e tmerrshme ndodhi më 8 qershor kur Jefremov me Jeep Cherokee-n e tij kaloi në drejtim të kundërt dhe u përplas kokë më kokë me një automjet që vinte nga krahu i kundërt, mes një morie sosh. Aktorit nuk i gjeti asgjë pas përplasjes, por fatkeqësisht, drejtuesi i automjetit tjetër vdiq në vend.
https://twitter.com/i/status/1270111212530020352
Jefremov ishte aq i dehur sa mezi doli nga makina e tij e copëtuar. Russia Today publikoi një video menjëherë pas aksidentit kur dikush e pyeti aktorin nëse ishte i dehur.
Në fillim të gjyqit, Jefremov u deklarua i pafajshëm, por ndryshoi deklaratën e tij me kalimin e kohës. Dënimi për këtë krim në Rusi është 11 vjet, por gjykatësja Abramova vendosi ta mëshironte pak dhe e dërgoi në burg për 8 vjet.
Mikhail Yefremov është një fytyrë e madhe në Rusi, një aktor i cili ka fituar shumë çmime, por që jetën private e ka skandaloze. /tesheshi.com/
https://twitter.com/i/status/1270261144561815552