Djegia e plehrave jashtë banesës së saj në Shijak i ka kushtuar jetën një gruaje 64-vjeçare.
Mendohet se atë e kanë përfshirë flakët dhe ka humbur jetën si pasojë e djegieve në trup.
Policia njofton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Hardhishtë të Shijakut.
Viktima Xh. S ka qënë e vetme në shtëpi dhe nuk ka arritur të menaxhojë flakët që ka ndezur vetë.
“Nga veprimet e para hetimore rezulton se kjo shtetase ka qenë e vetme në banesë dhe duke djegur disa mbeturina jashtë banesës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ku është djegur dhe ka humbur jetën”, informon policia e Durrësit./tesheshi.com/