Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shifra rekord: 68.5 milionë njerëz në arrati nga lufta dhe persekutimi

by te Sheshi
19/06/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Shifra rekord: 68.5 milionë njerëz në arrati nga lufta dhe persekutimi

Të dhënat tregojnë se një në 110 persona është zhvendosur, ndërkohë që e dërguara speciale e OKB-së, Angelina Jolie paralajmëron për “pasoja të tmerrshme njerëzore”nga mungesa e ndihmave në Siri.

Shifra që tregon numrin e njerëzve të detyruar të lënë shtëpitë e tyre nuk po ndalet, duke arritur një rekord të ri në vitin 2017. 16.2 milionë njerëz janë detyruar të zhvendosen rishtaz nga shtëpitë e tyre në të gjithë botën. Shifra përfshin njerëz që janë zhvendosur për herë të parë, dhe ata që janë detyruar të largohen nga shtëpitë për të disatën herë.

Shifra totale e 68.5 milionë njerëzve të zhvendosur – 3 milionë më shumë sesa popullsia e përgjithshme e Britanisë së Madhe – përfshin 25.4 milionë refugjatë, 40 milionë të zhvendosur brenda vendeve të tyre dhe 3.1 milionë azil-kërkues.

Rritja e numrit vjen pavarësisht rikthimit të më shumë se 5 milionë njerëzve në vendet e tyre të origjinës.

Shifra vjetore, e nxjerrë nga agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, dyshmon se pesë vende llogarisin dy të tretat e të gjithë refugjatëve (përjashtuar ata që përcaktohen si refugjatët afatgjatë palestinezë). Këto vende janë: Siria (6.3 milionë); Afganistani (2.6 milionë); Sudani i Jugut (2.4 milionë); Mjanmar (1.2 milionë) and Somalia (986,400).

Shifra e re u publikua pasi aktorja dhe regjisorja Angelina Jolie, e dërguar speciale e Agjencisë së OKB-së për refugjatët, paralajmëroi mungesa financimi për punën e agjencisë në Siri- vendin me numrin më të madh të të zhvendosurve.

Duke folur gjatë një vizite në kampin Domiz në Irak, strehë për 33 mijë refugjatë të zhvendosur nga lufta siriane, Jolie tha në një konferencë shtypi se apeli i agjencisë për refugjatët sirianë ka kaluar jashtëzakonisht pa financime, madje, edhe në krahasim me një vit më parë.

“Kur misioni i UNHCR-së në Siri u financua 50 për qind vitin e kaluar, dhe këtë vit është i mbuluar me vetëm 17 për qind, ka pasoja të tmerrshme njerëzore. Ne nuk duhet të kemi iluzione për këtë. Kur nuk ka as ndihmë minimale, familjet refugjatë nuk mund të marrin mjekim të përshtatshëm”, tha Jolie. “Gratë dhe vajzat janë lënë të pambrojtura ndaj dhunës seksuale, shumë fëmijë nuk mund të shkojnë në shkollë dhe ne i shmangemi mundësisë për të qenë në gjendje të investojmë për refugjatët kështu që ata të mund të marrin profesione të reja dhe të mbajnë familjet e tyre”.

Shifra totale vjen në fund të një dekade ku numri i të zhvendosurve ka njohur vetëm rritje të fortë, e që ka kulmuar pa asnjë reduktim nga më shumë se 42 milionë të zhvendosur në vitin 2007 në totalin aktual. Kjo do të thotë se një në 110 persona në botë është aktualisht i larguar nga shtëpia e tij, me rritjen më të madhe në pesë vjetët e fundit.

Edhe pse Siria, edhe një herë më shumë, dominon shifrat, viti 2017 u shënua po ashtu edhe një rritje domethënëse e njerëzve të zhvendosur nga Amerika Qendrore dhe Veriore, me rritje të numrit të njerëzve që udhëtojnë për të kërkuar azil në Meksikë dhe në Shtetet e Bashkuara, madje ndërsa venezuelianët vijuan të krijojnë fluks në vendet fqinje.

Përkundër trendit global, sidoqoftë, kalimi i Mesdheut lindor pësoi rënia krahasuar me vitin 2016.

Shifra totale përfaqëson po ashtu vitin e gjashtë radhazi të rritjes së numrit të refugjatëve nën mandatin e UNHCR-së, me një rritje prej më pak se 3 milionë vitin e kaluar në një total pothuajse 20 milionë,  shifra totale më e lartë deri më sot.

“Ashtu si në vitet e mëparshme, Siria vijon të llogaritet për popullsinë më të madhe të detyruar të zhvendoset globalisht”, thuhet në raport.

“Deri në fund të vitit 2017, ishin 12.6 milionë sirianë të zhvendosur forcërisht, përfshirë 6.3 milionë refugjatë, 146,700 azil-kërkues dhe 6.2 milionë të zhvendosur brenda vendit”.

“Situata në republikën Demokratike të Kongos dhe Mjanmar u përkeqësuan me shpejtësi në gjysmën e dytë të vitit 2017, duke prekur miliona njerëz.

“Largimi i refugjatëve nga Mjanmari drejt Bangladeshit ndodhi me një shpejtësi të madhe. Gjatë vitit 2017, 655,500 persona arritën në Bangladesh, me përqendrimin më të madh në 100 ditë nga fundi i gushtit, duke e bërë reagimin humanitar shumë të vështirë. Përveç kësaj, pati një pjesë të madhe të miturish, foshnje e fëmijë, dhe gra shtatzëna mes refugjatëve dhe të zhvendosurve në Kongo dhe Mjanmar, duke shtuar kompleksitetin e ndërhyrjes”.

Komisionari i lartë i OKB-së për Refugjatët,  Filippo Grandi, tha: “Ne jemi në një çast vendimtar, ku suksesi në menaxhimin e zhvendosjes së detyruar globale kërkon një qasje të re dhe më gjithëpërfshirëse kështu që vendet dhe komunitetet të mos lihen të vetme në fatin e tyre”.

“Por, ka arsye për të pasur shpresë. 14 vende janë tashmë në krye të masave të reja për reagimin ndaj situatave të refugjatëve dhe për punë muajsh, do të jetë gati për miratim nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së një marrëveshje e re për refugjatët.

“Sot, në prag të ditës Botërore të Refugjatëve, mesazhi im ndaj vendeve anëtare është: ju lutem, mbështeteni atë. Askush nuk bëhet refugjat me zgjedhje, por pjesa tjetër mund të zgjedhë sesi të ndihmojë”.

Përgatiti: Juli Prifti -/tesheshi.com/

Related Posts

Çfarë po bën ushtria e Putinit?
Bota & Rajoni

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!
Lindja e Mesme

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Next Post
Kriza e re e Gjirit, Arabia Saudite me vendim ekstrem: kanal detar për izolimin e Katarit

Kriza e re e Gjirit, Arabia Saudite me vendim ekstrem: kanal detar për izolimin e Katarit

E konfirmon BE-ja: takimi Thaçi-Vuçiç më 24 qershor

E konfirmon BE-ja: takimi Thaçi-Vuçiç më 24 qershor

Prefekti i Kukësit i bindet Ramës: jo “Qytetar Nderi” për Gafurr Mazrekun

Prefekti i Kukësit i bindet Ramës: jo “Qytetar Nderi” për Gafurr Mazrekun

TË FUNDIT

  • Të fundit
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni