Kampioni evropian i futbollit, Liverpool është gati të nënshkruajë marrëveshjen më të fitimprurëse në historinë e Premier League me kompaninë e veshjeve spotive, Nike.
Klubi është tashmë në prag të lidhjes së një marrëveshjes rekord me Nike për sezonin 2020-2021, e cila raportohet si më fitimprurësja në historinë e futbollit.
Shifra ende nuk është bërë publike, por mendohet se do ta tejkaloj marrëveshjen e sponsorizimit prej 91 milionë dollarësh në vit të Manchester United me Adidas.
Edhe klubi Tottenham gjithashtu ka një marrëveshje me Nike e cila i sjell 37 milionë dollarë në vit. /tesheshi.com/