Nga KQZ u deklarua se pjesëmarrja në votime ka qenë 21.6%, që llogaritet në 771 mijë e 863 qytetarë të cilët kanë ushtruar të drejtën e votës.
Me gjykim referendar, kjo shifër pjesëmarrjeje e nxjerr të fituar mazhorancën, pasi është një konfirmim i plotë i votave të saj.
Por opozita ka pretenduar përgjatë gjithë ditës për një shifër më të ulët të pjesëmarrjes së qytetarëve. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaroi nga selia blu se pjesëmarrja në votime ishte 15.12%. /tesheshi.com/