Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHFRIMI/ Grabitja, ministrja Balluku “hap barkun”: ja ç’pasoja po na sjell konçesonari kinez i Rinasit

by te Sheshi
11/04/2019
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
SHFRIMI/ Grabitja, ministrja Balluku “hap barkun”: ja ç’pasoja po na sjell konçesonari kinez i Rinasit

Ka qenë më shumë se një denoncim një reagim i fundit i ministres Balluku ndaj kinezëve që menaxhojnë areoportin “Nënë Tereza” në Rinas. Ka qenë një shfrim, një “hapje barku”në gjuhën popullore, pasi i ka bërë me dije opinionit se mes Autoritetit të Aviacionit Civil që ajo ka drejtuar deri para pak kohe e TIA-s nën drejtimin kinez, ka patur ngërçe të mëdha.

Dhe, pas ngjarjes së fundit të grabitjes së 10 milion eurove, ndodhur në pistën e Rinasit, sasi e marrë nga barku i avionit gati për nisje, znj. Balluku ka ofruar një panoramë të punës së konçensionarit, që sipas saj çalon në shumë drejtime, me pasoja të pallogaritshme.

Reagimi i plotë:

“Në situatën e rëndë që i është krijuar aviacionit civil shqiptar për shkak të ngjarjes së datës 9 prill, në situatën ku është cenuar siguria kombëtare dhe si rrjedhojë edhe ajo ndërkombëtare pasi aviacioni është një sektor pa kufij, reagimi i koncesionarit kinez tregon jo vetëm papërgjegjshmëri, po dhe mosperceptim të demit që ka shkaktuar për vendin.

Diskrecioni është element sigurie padyshim në aviacion, por jo ditën kur keqbërësit aksesojnë territorin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar, pa asnjë pengesë apo mund për të depërtuar në pak sekonda deri tek shkallët e avionëve të mbushur me pasagjerë.

Që shteti shqiptar, që vetë shqiptarët të dëgjojnë sot thirrje për respektim të hetimeve nga koncesionari, i cili nuk respekton asnjë etike profesionale të fushës ku ka vendosur të lëvroj aktivitetin është jo vetëm fyese po edhe revoltuese për secilin prej nesh.

Që sot të na kujtohet nga kjo kompani – e cila u keqshërben shqiptarëve me çmimet më të kripura në Evropë, në sajë të një kontrate të vjetër abuzive koncesionare – se aeroporti është i të gjithë shqiptarëve, ndërkohë që vetëm unë si ministre marr çdo ditë mesazhe qytetarësh të pakënaqur për flamujt kinezë që valëviten sikur jemi në Pekin, ky është një kulm revoltues cinizmi!

Cilat masa sigurie ka përmbushur kompania kineze? Sa herë ka pasur thyerje të rrethimit të aeroportit? Sa herë ka dështuar siguria private që koncesionari ka kontraktuar për garantimin e sigurisë së aeroportit gjatë testeve të ushtruara nga AAC?

Por koha e fjalëve mbaroi!

Shteti shqiptar po vepron dhe siguria do të garantohet në perimetrin e jashtëm nga trupa të ushtrisë (siç ndodh në shumë aeroporte të Evropës e të botës) dhe forcat e policisë do të marrin nën kontroll hapësirën brenda rrethimit – pa pritur asnjë minutë më shumë që pronarët kinezë dhe menaxherët e tyre pehlivanë të mësojnë ligjet e Republikës së Shqipërisë.

Jo vetëm kaq!

Ne do ta përballim kompaninë deri në fund me përgjegjësitë e saj, jo vetëm për cenimin e vazhdueshëm të sigurisë, jo vetëm dëmet e për efektin negativ që ka krijuar mbi sistemin bankar, por edhe për prishjen e imazhit kombëtar kudo në botë. Ky imazh që na është dashur mund e përpjekje të shumta për ta përmirësuar, për të kthyer Shqipërinë në një destinacion turistik, përpjekje të cilat kanë sjellë edhe rritjen e vazhdueshme të numrit të turistëve e vizitorëve dhe si rrjedhojë rritjen e të ardhurave vjetore për aeroportin gjithashtu, nuk mund të goditet pa paguar deri në fund dëmin!

Do të kishte qenë në përmbushje të detyrimeve koncesionare, por dhe të kërkesave specifike të aneksit 17 të ICAO, që kompania të kishte investuar në rrethimin e territorit aeroportual, ashtu siç dhe i është kërkuar disa herë zyrtarisht nga organet mbikëqyrëse, por jo! Ajo ka preferuar të shtojë hapësirat për parkingje sepse ato gjenerojnë të ardhura për koncesionin dhe jo të investojë në përmbushje të kushteve të sigurisë së aeroportit.

Para një viti, një djalë që vinte për herë të parë nga Puka, arriti të gjendej në shkallet e avionit me një palë pinca në dorë, pasi rrethimi në pjesën me të madhe të tij ishte dhe është ende sot totalisht jashtë parametrave të sigurisë që diktohen në aviacion. Të gjitha kërkesat e ankesat e autoriteteve shqiptare kanë rënë në vesh të shurdhër!

Autoriteti ka evidentuar problematiken dhe e ka vënë në dijeni vijimësisht koncesionarin për të marrë masat e kërkuara, por jo! Koncesionari ka bërë ndonjë gjë pjesërisht dhe ka vazhduar të mbledhë fitimet pa u shqetësuar për detyrimet.

Ne kemi besuar tek dialogu e mirëkuptimi dhe nuk kemi dashur të krijojmë kosto të asnjë natyre me veprime ekstreme. Tani boll. Edhe deklarata e sotme e koncesionarit është një provë që koha ka mbaruar dhe limitet janë kapërcyer. /tesheshi.com/

Related Posts

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
“Strehë e re” studentore, Rama e Veiaj prezantojnë të ardhmen e konvikteve

“Strehë e re” studentore, Rama e Veiaj prezantojnë të ardhmen e konvikteve

Publikohet lista, kush janë njerëzit më të pasur në botë

Publikohet lista, kush janë njerëzit më të pasur në botë

Betohem! Parlamenti shtohet me tre opozitare të rinj, proteston rinia e PD-së

Betohem! Parlamenti shtohet me tre opozitare të rinj, proteston rinia e PD-së

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni