Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shëtitje në Lijnbaan: rënia dhe rilindja e rrugës së parë pedonale në Europë

by te Sheshi
21/09/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Shëtitje në Lijnbaan: rënia dhe rilindja e rrugës së parë pedonale në Europë

Lijnbaan u ringrit nga hiri i Roterdamit të pasluftës, si një “hapësirë jete në qytet”- një koncept revolucionar që frymëzoi imitime nga Varshava në Stevenage.

Një dekadë pasi qendra historike e Roterdamit u shkatërrua pasivisht nga bombardimet gjatë pushtimi gjerman të Holandës në maj 1940, qyteti kishte gati ndërtimin e një qendre të re.

Qendra e vjetër kishte të metat e saj: rrugë të ngushta, rrugica dhe kanale që pengonin rrjedhshmërinë e trafikut. Këshilli i qytetit të pasluftës shfrytëzoi këtë mundësi për të ndërtuar një qendër moderne dhe për të drejtuar gjurmët e rrugëve. Ideja ishte t’u jepej qytetarëve të Roterdamit “atë që kishin, por të përmirësuar dhe të hijeshuar”, sipas arkitektit Jo van den Broek, i cili trupëzoi shpirtin optimist që sundonte Roterdamin në atë kohë.

Kur qendra u hap në vitin 1953, Lijnbaan ishte rruga e parë në Europë e ndërtuar për kalimtarët. Ishte një zonë krejtësisht e lirë nga makinat, një gjë e padëgjuar deri në atë kohë.

“Ishtë nje koncept mjaft kokëkrisur”, thotë arkitekti Frans Hooykaas. “Së pari, shumë dyqanxhinj nuk dëshironin një biznes atje, për shkak se ata mendonin se klientët do ta shmangnin një zonë që nuk do ta arrinin dot me makinë”.

Ai ishte 14 vjeç kur u hap Lijnbaan dhe më pas punoi për 29 vjet për firmën që e dizenjoi atë: Van den Broek en Bakema ku punonin arkitektët modernë holandezë më të famshëm të kohës.

Qyteti i Roterdamit u shkatërrua pas pushtimit gjerman në vitin 1940.

Pavarësisht druajtjes së dyqanxhinjve, Lijnbaan dëshmoi të ishte një sukses i madh. Rruga u bë popullore jo vetëm për blerje, por edhe për rekreacion. Njerëzit vinin për të shëtitur, për të parë vitrinat e dyqaneve luksoze apo për t’u ulur në tarraca e për të parë turmën e për të takuar miqtë.

“Lijnbaan u shndërrua në një sallon ndenjieje për qytetin”, thotë historiania e arkitekturës, Astrid Aarsen, e cila ka jetuar për pesë vjet në rrugën Lijnbaan dhe ka shkruar një libër për historinë e saj të quajtur “60 vjetët e Lijnbaan: Zemrës së rindërtimit të Roterdamit”.

“Mungesa e trafikut krijoi një atmosferë sigurie dhe relaksimi”.

“Lijnbaan ishte një oaz luksoz ndërtuar mbi një plagë të hapur. Ishte një gjest optimist ndaj së ardhmes, shprehte shpresën për një jetë më të mirë pas luftës. Njerëzit vishnin rrobat e tyre më të mira kur shkonin atje”.

Në atë kohë, një shëtitje përgjatë rrugës Lijnbaan ishte një përvojë e jashtëzakonshme. Në të kishte një sërë dyqanesh, rreth 70 të tilla me cilësi të lartë dhe përgjatë shëtitores kishte ngastra me lule, stola, statuja dhe zogj. Tenda prej druri ofronin mbrojtje kur binte shi.

“Autobusë nga e gjitha Holanda sillnin tufa njerëzisht të cilët mrekulloheshin nga ky fenomen i ri dhe ishin shumë të etur për të blerë”, thotë Mia Giesbers, që zotëronte dyqanin e modës, dikur të famshëm, Meddens në zemër të Lijnbaan. “Ishtë shumë mirë për në, pasi shisnim 35 xhaketa lëkure për dy orë”.

Lijnbaan frymëzoi Stevenage, fotografuar në vitin 1972.

Lijnbaan tërhoqi vëmendjen e gazetarëve dhe arkitektëve nga e gjitha bota dhe u kopjua shumë herë. Qytetet e Varshavës, Pragës dhe Hamburgut ndërtuan shëtitore tregtare të frymëzuara nga Lijnbaan dhe kjo rrugë shërbeu si shembull për Stevenage, të parën qendër tregtare pedonale në Britani.

Hooykaas kujton një vizitë nga arkitekti i famshëm austriak,Victor Gruen. “Gruen ndërtoi shumë qendra tregtare në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Nofka e tij ishte Mr.Mall për shkak se ai konsiderohej pionieri i qendrave tregtare amerikane. Ishte pak zhgënjyese për të që ne kishim ndërtuar Lijnbaan një vit përpara hapjes së qendrës së tij të parë tregtare”, buzëqesh ai.

Por, kishte ndryshim të madh midis projekteve të Gruen dhe Lijnbaan. Gruen e ndërtoi pjesën më të madhe të qendrave të tij tregtare në periferi të qyteteve, ndërsa Lijnbaan u shndërrua në zemrën pompuese të Roterdamit të ri të pasluftës. Hooykaas thotë: “Mendoj se kjo ndodhi vetëm për shkak se kishte një dizenjim mbresëlënës”.

“Ishte një qendër tregtare në përputhje me madhësinë e njeriut, që jepte ndjesinë që ndërsa ecje rrugës, po lëvizje nga dhoma në dhomë”.

Njerëzit relaksohen në një kafene në Lijnbaan, në vitin 1960.

Rënia u shënua në vitet 1980. Dyqanxhinjtë e parë u pensionuan apo u larguan nga zona, për t’u zëvendësuar me rrjete të mëdha me qëllimin e vetëm xhiron ditore.

Aty ku dikur kishte qenë një larmi dyqanesh të cilësisë së lartë, tashmë ndodheshin shumë dyqane me rroba dhe këpucë të lira. Zona po tërhiqte një turmë të ndryshme. Tarracat dhe zogjtë u zhdukën dhe njerëzit hidhnin mbeturina në vazot e zbrazura të luleve.

Natën qepenat uleshin dhe Lijnbaan u shndërrua në një zonë të padëshirueshme, ku njerëzit mund të grabiteshin dhe ku mblidheshin pas ndeshjeve, huliganët e futbollit.

Planifikuesit urbanë sugjeruan të gjitha llojet e zgjidhjeve, që nga shembja e një pjese të kompleksit deri tek vendosja e një çatie gjigante mbi gjithë shëtitoren. Në fund, nuk ndodhi ndonjë gjë e madhe. Tenda të reja prej xhami plastik u instaluan në vitet 1990, por që patën pak ndikim për shkak se në projekt nuk morën pjesë të gjithë dyqanxhinjtë.

“Askush nuk kishte më interes në Lijnbaan”, shpjegon Aarsen. “Pjesa më e madhe e njerëzve e shihnin atë si një grumbull mbeturinash të vjetra”.

Lijnbaan, i rinovuar së fundmi, në muzg.

Pjesa më e madhe e njerëzve mendonin kështu, por jo të gjithë. Fondacioni Docomomo, që promovon arkitekturën e lëvizjes Moderne, e pa Lijnbaan si një shembull inovativ të arkitekturës së pasluftës. Falë përpjekjeve të tij, rruga fitoi statusin e trashëgimisë kombëtare në vitin 2010. “Kjo ishte një pikë kthese”, thotë Aarsen.

Në ditët e sotme, Lijnbaan është rishfaqur si një zonë ku publiku kryesisht i moshës së re vjen për të blerë dhe për t’u takuar. Qepenat janë hequr dhe vendi jep sërish ndjesinë e sigurisë.

Rrjetet e mëdha të modës dhe këpucëve dominojnë, por po kthehet një pjesë e atmosferës së vjetër falë një projekti nga shoqata e pronarëve për të sjellë sërish fasadat origjinale.

“Lijnbaan është një shembull i rafinuar i një stili që mund ta quajmë modern të mesit të shekullit”, thotë arkitekti Robert Winkel. “Ka një vlerësim në rritje për të në gjithë botën. Ne po rikthejmë tendat e drunjta dhe vitrinat origjinale të dyqaneve”.

“Kur sheh efektin, është e lehtë të kuptosh përse kaq shumë njerëz vinin për t’u mrekulluar në Lijnbaan në të kaluarën. Lijnbaan ka qenë gjithnjë salloni i pritjes së Roterdamit dhe tashmë ne jemi duke ia kthyer atë qytetit”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme
Bota & Rajoni

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze
Sociale & Shoqëri

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Next Post
Videoja e parë zyrtare e Limuzinës së Putinit: Senat Aurus lançon një fushatë reklamuese

Videoja e parë zyrtare e Limuzinës së Putinit: Senat Aurus lançon një fushatë reklamuese

Vuçiç: nuk ka forcë që do më detyrojë ta njoh Kosovën

Vuçiç: nuk ka forcë që do më detyrojë ta njoh Kosovën

U vra në Tiranë, ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës rivarroset në Prishtinë

U vra në Tiranë, ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës rivarroset në Prishtinë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni