Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sherr në PD: Berisha, Ruli, Imami dhe Bregu i kërkojnë Bashës t’i ndalojë akuzat e krerëve demokratë në rrethe ndaj tyre

by Te Sheshi
07/10/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Sherr në PD: Berisha, Ruli, Imami dhe Bregu i kërkojnë Bashës t’i ndalojë akuzat e krerëve demokratë në rrethe ndaj tyre

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në selinë e Partisë Demokratike, ku kryetari Basha është gjendur në qendër të sulmeve të ish-kryeministrit Berisha dhe të ish-ministrave të tij, të cilët janë akuzuar kohët e fundit nga krerët e PD-së në katër rrethe si shkaktarë të humbjes së partisë në zgjedhjet e 23 qershorit dhe në ato të 21 qershorit.

Nisur nga deklarata e kryetarëve të PD-së së Lushnjës dhe Vlorës, të cilët i akuzojnë ashpër ish-ministrat demokratë që sot janë deputetë, ish-kryeministri Berisha, ish-ministrat Genc Ruli, Arben Imami e Majlinda Bregu kanë kërkuar shpjegime nga kryetari Basha.

Në përpjekje për të shuar zemërimin e ish-qeveritarëve, Basha ka theksuar se ky është një konflikt që sipas tij po nxitet nga mazhoranca për të hequr vëmendjen prej aferës së CEZ-it. Por menjëherë pas këtij arsyetimi ka reaguar Genc Ruli, i cili ka deklaruar prerë dhe qartë se akuzuesit janë drejtues të PD-së, e se i kanë shprehur publikisht opinionet për ish-ministrat demokratë. Me tone të ashpra, Ruli ka kërkuar prej Bashës t’i ndalojë sulmet e paprecedenta të disa njerëzve pa kontribute në PD ndaj një elite politike që, ndryshe tyre, kanë kontribute të rëndësishme në këtë parti. Mosha nuk është argument për t’i ndarë njerëzit në të vlefshëm dhe në të pavlefshëm, ka thënë ndër të tjera Ruli, duke theksuar se politika nuk ka moshë.  Pasi është shprehur kështu, Genc Ruli është larguar i nervozuar nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së.

Me të njëjtin qëndrim është shfaqur edhe Arben Imami, i cili ka mbështetur Rulin, duke theksuar se ky sulm ndaj deputetëve të PD-së nga zyrtarë po të PD-së nuk ka ndodhur kurrë në historinë e kësaj partie. Edhe Imami e Bregu kanë kërkuar nga Basha t’i ndalë sulmet e krerëve demokratë në rrethe ndaj deputetëve të kësaj partie, kryesisht ish-ministrave të saj.

Në fjalën e tij, Berisha e ka quajtur normale që të ketë debat të brendshëm në parti, por, sipas tij, nuk është normale që të ketë sulme të tilla denigruese ndaj deputetëve apo ndaj ish-ministrave demokratë. Kjo situatë duhet të marrë fund, është shprehur Berisha.

Në mbrojtje të Bashës janë shfaqur kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, dhe nënkryetari Edmond Spaho. Ata kanë argumentuar njësoj si Basha, se kjo situatë është nxitur nga mazhoranca, për të larguar vëmendjen nga afera e CEZ-it. Bazuar në këtë logjikë, Paloka është shprehur se edhe arrestimi i Ballist Morinës është bërë për të tërhequr vëmendjen nga CEZ-i.

Megjithatë, argumentimi i tyre është rrëzuar pas fjalës së Berishës, i cili ka kërkuar që kjo situatë të marrë fund menjëherë, pra, të ndalen akuzat e krerëve demokratë në rrethe ndaj deputetëve demokratë, ish-ministra në qeverinë Berisha.

Ky debat në grupin parlamentar të PD-së duket se po qartëson një situatë të trazuar brenda kësaj partie. Ngjan se kryetarët e PD-së nëpër rrethe, të shënjestruar si “koka turku” për humbjen në zgjedhje, janë organizuar kundër deputetëve demokratë, kryesisht ndaj atyre që ishin të deleguar në rrethe për të drejtuar fushatën e 21 qershorit. Në këtë mënyrë, në PD duket se po ravijëzohen dy grupe kundërshtare, kryetarët e partisë në rrethe të mbledhur rreth Bashës, dhe deputetë e ish-ministra të mbledhur  rreth Berishës. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Matiç: nuk frigohemi nga tifozët shqiptarë, përkundrazi ata na motivojnë

Matiç: nuk frigohemi nga tifozët shqiptarë, përkundrazi ata na motivojnë

VIDEO/Ju duket një tortë e thjeshtë? Në të vërtetë është…

VIDEO/Ju duket një tortë e thjeshtë? Në të vërtetë është...

Arrestohen 15 serbë në Brezovicë, Beogradi kërkon reagim

Arrestohen 15 serbë në Brezovicë, Beogradi kërkon reagim

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni