Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Shërohet” Isa Mustafa, denoncon “kufijtë” e Thaçit: ç’rrezik i kanoset Kosovës

by te Sheshi
27/09/2018
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
“Shërohet” Isa Mustafa, denoncon “kufijtë” e Thaçit: ç’rrezik i kanoset Kosovës

Isa Mustafa, kreu i LDK-së, pas një periudhe pasiviteti nga politika aktive për shkak dhe të problemeve shëndetësore, ku gjatë kësaj kohe u dublua nga nr.2 i partisë, Abdullah Hoti, është rikthyer me një analizë në FB, ku konkludon se Kosova ndodhet në momentin e saj më të vështirë që pas shpalljes së Pavarësisë.

Mustafa rendit arsyet pse, duke patur në qendër të kritikave ato, kufijtë, që sipas presidentit Thaçi duhen korrigjuar për hir të një paqeje të qëndryshme me Serbinë.

Por të gjithë këtë situatë, Mustafa e sheh ndryshe.

Ja ç’shkruan ai:

Kosova, ky shtet yni, është në rrezikun më të madh pas shpalljes së pavarësisë. Idetë për korrigjim të kufijve, për shkëmbim të territoreve, për autonomi speciale për serbet, janë kanosje serioze ndaj asaj çfarë kemi ndërtuar këto dhjetë vite, nga Deklarata e shpalljes së pavarësisë, aprovimi Kushtetutës e Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. 

Nuk ka asnjë arsye që Kosova pas 116 njohjeve ta vë në pikëpyetje shtetësinë e vet, thjesht nga fakti se këtë shtetësi nuk e ka pranuar Serbia, se po u dashka të krijojë hapësirë që edhe Serbia të fitoj diçka. Serbia shkaktoi mbi 13,500 viktima të luftës në Kosovë, hordhitë serbe dhunuan mbi 20 mijë gra, shkatërruan mbi 100 mijë prona, plaçkitën fondin e pensioneve, dezinvestuan në të gjitha fushat, shkatërruan ekonominë, depërtuan mbi një milion banorë… Këto janë viktimat dhe disa nga pasojat e shkaktuar nga logjika e Serbisë për të fituar. Prandaj, nuk duhet të krijojmë rast për viktima të tjera, për zhvendosje të popullsisë e për konflikte të reja.

Korrigjimi i kufijve dhe shkëmbimi I territorit nuk e përfundon raportin me Serbinë. Por e thellon amullinë e shtetit të Kosovës. Serbët nuk jetojnë vetëm në veri, ata jetojnë edhe në 6 komuna me shumicë në brendi të Kosovës, jetojnë në Bujanovc dhe Medvegje (që po thuhet se i marrim bashkë me Preshevën pa dhënë asgjë!?) prandaj çështja e serbëve nuk përfundon me kufij etnik, por fillon me rrëmbim të një pjese të territorit, pastaj me kërkesa specifika për Kishën Ortodokse serbe dhe për komunat me shumicë serbe. Fillon e nuk mbaron. Idetë e tilla e shkatërrojnë qenien tonë shtetërore dhe na sjellin në një gjendje të padefinuar. 

Arsyetimi i korrigjimit të territorit me “zbulimet” se komunat në veri i kemi marrë si dhuratë nga Tito dhe Rankoviçi për të prishur përbërjen etnike të Kosovës është joserioz, për aq sa do të ishte joserioze të mendohet se ne paskemi gabuar që e kemi shpallur pavarësinë në territorin që përfshinë edhe këto komuna të veriut, në tokën e Kosovës. Kjo sjellje është mohim i Deklaratës së Pavarësisë nga goja e institucionit formalisht më të lartë të vendit. 

Idetë dhe iniciativat për ta dërmuar këtë vend, nuk janë të pakta. Sa isha kryeministër i Kosovës me pompozitet trumbetohej iniciativa për Unionin Ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Një Jugosllavi e re, pa Kroacinë e Slloveninë por me Shqipërinë. Sikurse edhe ideja për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor. Unë i kam kundërshtuar fuqimisht në emër të Qeverisë së Kosovës dhe nuk kemi lejuar që Kosova të shkrihet në organizma të tillë që në substancë e dëmtonin shtetin tonë.

Si Lidhje Demokratike e Kosovës konsiderojmë se Kosova i ka kufijtë e vet të merituar dhe legjitim, se prekja e kufijve është prekje dhe cenim i qenies sonë shtetërore. Serbia duhet ta pranojë Kosovën në kufijtë që e ka shpallur pavarësinë dhe në të cilët e kanë njohur mbi gjysma e shteteve të rruzullit tokësor. Normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nuk duhet ta blejmë me shkëmbime territoresh por duhet ta arrijmë me ndërtim të raporteve të paqes dhe fqinjësisë së mirë dhe respektim të të drejtave të serbëve sipas standardeve më të mira evropiane, më zhvillim ekonomik dhe prosperitet arsimor e kulturor. Pozita e pakicave, as atyre shqiptare dhe as atyre serbe, sikurse edhe e pakicave tjera nuk zgjidhet me kufi etnik dhe me zhvendosje të tyre por duke ua siguruar të drejtat e barabarta. /tesheshi.com/

Related Posts

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri
Politikë

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent
Sociale & Shoqëri

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?
Diplomaci

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Next Post
Avancon VAR: sezonin e ardhshëm dhe në Champions

Trajleri i një tjetër Rocky: janë bijtë që ndeshen në Creed II

Deputeti Balla: kallzim kryedemokratit Basha, policit Nuhu dhe gazetarit Çollaku

TË FUNDIT

  • Të fundit
Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni