Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sherefedin Shehu: TVSH do të shtojë presionin për rritjen e çmimeve, ja zgjidhja…

by te Sheshi
14/10/2017
in Ekonomi, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Sherefedin Shehu: TVSH do të shtojë presionin për rritjen e çmimeve, ja zgjidhja…

Zbatimi i TVSH-së pa përjashtim do të rrisë presionin për rritje të çmimeve. Praktikisht do të kemi një kosto fiskale të shtuar për bizneset e vogla dhe një argument të ri për rritjen e çmimeve. Kështu shprehet Sherefedin Shehu, ish-deputet i PD-së dhe zv.ministër i Financave gjatë qeverisjes Berisha.

Shehu analizon pasojat që do të ketë përfshirja e bizneseve të vogla në skemën e TVSH, ndërsa thekson se dihet që tatami mbi vlerën e shtuar paguhet nga konsumatorët, por shitësit e transferojnë tek ata nëpërmjet çmimit. “Tendenca për rritje të çmimeve do të jetë më e madhe tek bizneset e mesme dhe të mëdha mbasi më shumë se 95% të çmimit e marrin ato. Por edhe bizneset e vogla do të tentojnë t’i rrisin çmimet për të transferuar sa të mundin koston e shtuar fiskale te konsumatorët”, shprehet Shehu.

Sipas tij, administrata tatimore do të ketë një angazhim administrativ të konsiderueshëm për shqyrtimin dhe analizën e qindra mijë deklaratave të TVSH-së të shtuara në sistem nga biznesi i vogël, si dhe për analizat e riskut dhe kontrollet tatimore. Në këto kushte ai propozon si zgjidhje të problemit përmirësimin e administrimit tatimor dhe rivendosjen në skemën e dikurshme të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin.

Shkrimi i plotë i Sherefedin Shehu:

Projekti për përfshirjen e të gjitha bizneseve të vogla në skemën e TVSH-së është zgjidhja e gabuar e një shqetësimi të drejtë. Bizneset e mesme dhe të mëdha hasin në rezistencë për pranimin e faturave të shitjes nga një pjesë e bizneseve të vogla dhe për këtë pjesë, ata nuk mund të kreditojnë TVSH-në e paguar gjatë prodhimit ose në blerje. Por, supozimi se me përfshirjen pa dallim të bizneseve të vogla në skemën e TVSH-së do të imponohet marrja e faturave të shitjes, është i gabuar.

Mospranimi i faturës nuk lidhet me faktin se ata nuk paguajnë TVSH, por me hapësirën për informalitet. Sot kemi biznese të paregjistruara dhe ato do të vazhdojnë të mos paguajnë edhe nesër kur të zgjerohet skema e vjeljes së TVSH-së. Kemi biznese që nuk pranojnë fatura kur edhe sot ligji i detyron që të marrin faturë në blerje dhe të lëshojnë kupon tatimor në shitje, dhe ato t’i regjistrojnë në librin e të ardhurave dhe të shpenzimeve. Fakti që nuk e zbatojnë ligjin sot tregon se ata kanë mundësi të fshihen dhe situata do të vazhdojë të jetë njëlloj edhe kur të futen në skemën e TVSH-së.

Zbatimi i TVSH-së pa përjashtim është një manovër për të rritur barrën fiskale. Formalisht do të përdoret justifikimi se bizneset do të jenë të interesuara për kreditimin e TVSH-së në blerje. Por, në të vërtetë, ato do të paguajnë një tatim që nuk e kanë paguar deri sot, sepse TVSH-ja që do të paguajnë në shitje është më e madhe se kreditimi i TVSH-së që ata kanë paguar në blerje. Kështu futja e TVSH-së do të rrisë barrën fiskale dhe do të nxisë tendencën për informalitet.

Zbatimi i TVSH-së pa përjashtim do të rrisë presionin për rritje të çmimeve. Praktikisht do të kemi një kosto fiskale të shtuar për bizneset e vogla dhe një argument të ri për rritjen e çmimeve. Dihet që TVSH-ja paguhet nga konsumatorët, por shitësit e transferojnë tek ata nëpërmjet çmimit. Tendenca për rritje të çmimeve do të jetë më e madhe tek bizneset e mesme dhe të mëdha mbasi më shumë se 95% të çmimit e marrin ato. Por edhe bizneset e vogla do të tentojnë t’i rrisin çmimet për të transferuar sa të mundin koston e shtuar fiskale te konsumatorët.

Aplikimi i TVSH-së do të rrisë kostot e tjera të biznesit dhe të administratës tatimore. Bizneset e vogla, përveç librit të të ardhurave dhe shpenzimeve, do të jenë të detyruar që të mbajnë edhe librin e TVSH-së. Ndërkohë duhet të bëjnë deklarimet dhe rakordimet mujore për TVSH-në, të sistemojnë dhe mbajnë gjendjen e mallrave dhe të inventarëve dhe t’i nënshtrohen burokracisë administrative për kreditimin dhe rimbursimin e TVSH-së. Nga ana tjetër, administrata tatimore do të ketë një angazhim administrativ të konsiderueshëm për shqyrtimin dhe analizën e qindra mijë deklaratave të TVSH-së të shtuara në sistem nga biznesi i vogël, si dhe për analizat e riskut dhe kontrollet tatimore.

Shkallëzimi i mëparshëm i tatimit mbi të ardhurat e bizneseve të vogla dhe zbatimi i TVSH-së nuk përputhen me praktikat më të mira fiskale dhe rekomandimet e FMN-së. Në deklaratën e fundit, FMN-ja rekomandon që “Struktura e TVSH-se dhe e tatimfitimit per bizneset e vogla duhet te marre ne konsiderate nje regjim te thjeshtuar per ta minimizuar barrën per administratën tatimore”. Prandaj, zgjidhja e problemit do të ishte përmirësimi i administrimit tatimor dhe rivendosja e skemës së dikurshme të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin. /tesheshi.com/

Related Posts

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Kështu sfidohet Trump nga Putin
Bota & Rajoni

Kështu sfidohet Trump nga Putin

04/07/2025
Next Post
Maska me kakao që ju ndihmon të zhdukni rrudhat

Maska me kakao që ju ndihmon të zhdukni rrudhat

Rama i vërvitet AKU-së, pastron tepsinë nga të punësuarit e Shpëtim Idrizit

Rama për median gjermane: çmenduri mënyra sesi Brukseli po trajton marrëdhëniet me Shqipërinë

Australi: incident tragjik në ajër, vdesin tre parashutistë

Australi: incident tragjik në ajër, vdesin tre parashutistë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Kështu sfidohet Trump nga Putin

Kështu sfidohet Trump nga Putin

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni