Lodra të pafajshme për fëmijë? Absolutisht jo! Këto janë “armë” të rrezikshme në duart e fëmijëve. Lazeri mund të jetë i dëmshëm për shkimin e fëmijëve. Mund të jenë në gjendje të dëmtojnë retinën e syrit, cipa nervore e syrit që ka si detyrë të kapë vezullime drite për t’ja dërguar si mesazh trurit për dekodifikimin.
Paralajmërimi për dëmet e ketyre lodrave të rrezikshme u bë nga David Almeid, oftalmolog në Minneapolis, në një artikull në revistën shkencore Pediatrics. Ndaj prindër kini kujdes, kontrolloni të paktën tregjet nga i merren këto lodra dhe sigurohuni që të jenë me dritë të kuqe ose jeshile me një fuqi nga 1 deri në 5 milliëatt, parametra këto brenda standarteve të lejuara shëndetësore./tesheshi.com/