Autoritetet hollandeze kanë pranuar se të paktën 70 civilë u vranë në një operacionin kundër terrorizmit në Irak në vitin 2015.
Ministrja hollandeze e Mbrojtjes Ank Bijleveld, tha se raportet e hershme të mediave janë të vërteta se 70 civilë u vranë në një sulm ajror të kryer nga forcat holandeze kundër ISIS, në 3 qershor 2015, në Al-Hawi, në provincën irakiane të Kerkukut.
Ajo gjithashtu pranoi se të paktën katër civilë, pjesëtarë të një familjeje, u vranë në një tjetër operacion kundër terrorizmit të kryer nga forcat holandeze, më 21 shtator 2015, në Mosul të Irakut.
“Ne jemi shumë të pikëlluar nga viktimat e civilëve. Operacioni kundër terrorizmit ishte i justifikuar, por ne kishim informacion të pasaktë dhe jo të plotë në lidhje me objektiva specifike. Në kushtet e luftës është e pamundur të eliminohet absolutisht rreziku i viktimave civile”, tha Bijleveld në një deklaratë.
Duke theksuar se pilotët ushtarakë të avionëve F-16 mbajnë vetëm përgjegjësi individuale kur ata personalisht shkelin rregullat, Bijleveld tha se nga hetimi u zbulua se pilotët nuk mbanin përgjegjësi për viktimat, civilë të pafajshëm, sepse ata nuk përdorën forcë të paligjshme.
Bijleveld tha që Ministria hollandeze e Mbrojtjes kishte dijeni për viktimat civile në Irak në 2015 dhe akuzoi paraardhësen e saj Jeanine Hennis për dezinformimin e parlamentit holandez.
Në mes të tetorit, media holandeze NOS dhe NRC raportuan lajme për viktima civile në një sulm të kryer nga forcat holandeze në Al-Hawia.
Të njëjtat burime pohojnë se ishte sulmi më i përgjakshëm i kryer nga koalicioni ndërkombëtar gjatë luftës kundër ISIS-it në Irak dhe se Al-Hawi ishte shkatërruar plotësisht.
Të paktën 23 fëmijë vdiqën gjatë sulmit.
Zyra e prokurorit hollandez që hetoi çështjen vitin e kaluar dhe tha se nuk kishte asnjë bazë për hetime të mëtejshme. /tesheshi.com/