Kanë nisur edhe përçarjet në mes koalicionit qeverisës PDK-LDK.
Në seancën plenare ku po mbahet në sallën e improvizuar, deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu – Kamishi ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, transmeton portali mbarëkombëtarë tesheshi.com.
Kamishi ka thënë se Rrhamani, edhe pas një vit drejtimi të MSH-së ende nuk ka arritur të kuptojë cilat janë detyrat e tij.
“Ministri Rrahmani na ka futur në sufiçit buxhetor, ndërsa tani po kërkon të na fusë në kredi”, ka thënë ai. /tesheshi.com/