Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHËNIMI i DITËS/ Masakra e Elbasanit: ja sekreti pse shqiptarët e urrejnë të paguajnë taksa

by te Sheshi
04/02/2016
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
SHËNIMI i DITËS/ Masakra e Elbasanit: ja sekreti pse shqiptarët e urrejnë të paguajnë taksa

Fakti që ndodh ta gjejë llafin dhe AK-ja për ngjarje  të përgjakshme si ajo e të mërkurës mbrëma në Elbasan, me deklarimin se prej dy vitesh policia vetëm mbledh gëzhoja në vendet e krimit, do të thotë se tek Rendi vërtet diçka e rëndë po ndodh.

Por nga ana tjetër i bihet në qafë kësaj qeverie e këtij ministri, Tahirit pra, nëse jua faturon atyre gjithë ç’po ndodh. Sepse Tahiri ka të drejtë kur të tilla ngjarje i konsideron si pjella të një drejtësie të degraduar në vite nga korrupsioni, por dhe të akumulimit ndër vite të sa e sa mbrapshtive, që vjen një ditë dhe shpërthejnë.

Por ja që kjo qeveri e ky ministër po i mbushin tre vjet në krye të vendit; dhe kjo padyshim që i ngarkon me jo pak përgjegjësi.

Të jemi më konkret: strukturat e Rendit në Elbasan, kanë qenë të njohura me këtë sagë 10-vjeçare vrasjesh? Sigurisht që po. A kanë bërë ato përpjekje përgjatë tre viteve – meqë policia është kthyer në detyrë në emër të Rilindjes – për t’i hyrë me themeli deri në asgjësimin e saj?

A është bashkëpunuar me strukturat e shërbimeve inteligjente për të mbajtur nën vëzhgim të gjitha lëvizjet e pjesëtarëve të të dy fiseve dhe, në bashkëpunim me instanca hetuese, të mund ta fusnin në rreth si problematikë të mprehtë rendi për qytetin deri në shuarjen përfundimtare.

A kishte ndonjë përqindje shansi që kjo sage egër vrasjesh të ndërsjellta të evitohej pikërisht nga një punë operative profesionale, e jo duke hequr qafe njëri-tjetrin?

Vështirë të besohet se po, ekzistonte një shans i tillë. Vështirë sepse, e gjithë puna që mund të bëjnë strukturat policore, është të ngrejnë postoblloqe, të ndërmarrin kontrolle, por të gjitha pa u shoqëruar me punë operative, nga ajo e heshtura, që e bën zap krimin pa ndodhur ende.

Dhe vijmë më pas tek pazare të tilla të tipit: “Kush i hodhi traktet në klasë” – pra, që po tregove se ku fshihen vrasësit, do kesh 3 milion lekë në dorë (kot me pyet: me tvsh apo pa tvsh?)!

Jo! Çdokush, paguan taksat në shtet me vetëdijen e provokuar nga mesazhet e kryeministrit që të gjitha çfarë shkojnë në shtet, na kthehen si shërbime. Dhe pyesim: kuota prej 3 milionësh, do mbahet sërish nga taksat tona, apo do u mbahet nga rroga atyre që janë paguar për t’i mbërthyer ata, para ose pas krimit? Llogari tjetër nuk ka.

Sepse, kur rezulton që një agjent SHISH-i bashkëpunon me kriminelët, nuk është vetëm burgu me të cilin duhet të ndëshkohet, por ai duhet t’i kthejë shtetit, pra taksapaguesve, pagat e marra në vite kundrejt shërbimit që do ofronte.

Krimi do vijojë të livadhis sërish, madje dhe me hargalisjen e karnavaleve duke qenë se ka zgjedhur të vishet dhe si polic; kjo, derisa mos ketë dhimbshuri dhe përgjegjësi se si menaxhohen taksat e qytetarëve nga ata që paguhen prej tyre për ta luftuar atë. Që nga ministri i pari.

Qeveria, duhet ta kuptojë alfën e arsyeve se pse ky popull e urren t’i paguajë shtetit detyrimet fiskale; jo thjesht se është xhepshpuar, se zaten edhe në ditë më të mira po kështu ka hedhur vicka – jo nuk ka, jo nuk del, jo po është varfëri – por sepse ka humbur besimin se ajo çfarë paguan vërtet i kthehet si shërbim.

Dhe dështimi më i madh në tre vjet i qeverisë së Rilindjes, nuk është ekonomia ende në zgrip, por paaftësia për t’i injektuar sado pak besim e bindje miletit se gjërat po ecin për mirë.

Si tek ndonjë ndeshje e kombëtares, ku ajo vërtet humb, por ndodh të japë sinjale se në radhët e saj ka talente, që dijnë të luajnë bukur e që mund të dhurojnë surpriza. Ka ndodhur kur rrihej dhe 8 – 0. Por ky krahasim nuk vlen për skuadrën e Rilindjes. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
John Kerry zgjedh Shqipërinë për Shën Valentin

John Kerry zgjedh Shqipërinë për Shën Valentin

Kupa e Mbretit: Sevilla hedh hapin e parë drejt finales

Kupa e Mbretit: Sevilla hedh hapin e parë drejt finales

Veprimet që ju ndihmojnë në parandalimin e erës së keqe të gojës

Veprimet që ju ndihmojnë në parandalimin e erës së keqe të gojës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni