Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHËNIM: Turqve nuk ua bën syri tërr për “Skënderbeun”

by te Sheshi
29/08/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 2 mins read
A A
SHËNIM: Turqve nuk ua bën syri tërr për “Skënderbeun”

Nga Bujar M. Hoxha     

Fati deshi që shorti i Ligës së Europës ta vendoste Skënderbeun në një grup me Beshiktashin, një prej tre skuadrave më të forta e më të njohura turke. Kaq u desh që një pjesë e mirë e të përditshmeve dhe e portaleve shqiptare ta lajmëronin me tituj bombastikë përballjen e pritshme, në një garë të pashembullt se cila prej tyre ta përcillte më mirë e më shpejt “tmerrin” e përjetuar te turqit për ardhjen sërish të “Skënderbeut”!

Katër prej titujve të përzgjedhur, të ngjashëm si dy pika uji mes tyre, të jepnin idenë se kjo ishte gjëma e turqve:

“Dridhen” turqit: Po na vjen Skënderbeu!

Tmerrohen turqit: Po vjen Skënderbeu!

Turqit: Skënderbeu po vjen!

Dridhen turqit: Po vjen Skënderbeu!

golstudyo_XXQ6I

Si një ndjekës dhe njohës i hershëm i analizave të mirëfillta sportive në shtypin e median vizive turke, mezi prita që të vinte e shtuna, për të ndjekur në mesditë të mirënjohurin emision sportiv “Gol” te kanali më serioz sportiv turk, NTVSPOR. Doja të kuptoja nëse turqit po dridheshin vërtet nga “Skënderbeu mbi kalë”!

I këndshëm tej mase, emisioni është një bisedë e çiltër, e përjavshme, mes dy gazetarëve sportivë, Gyntekin Onajit (Güntekin Onay) dhe Emek Egesë (Emek Ege), që diskutojnë ngjarje sportive të ditës, marrin në analizë ekipe, lojtarë e fenomene, e risjellin herë pas here foto e pamje filmike të sotme e të shkuara nga jeta futbollistike në Turqi e në botë. Shkurt: një program i shkëlqyer, që nuk ke gjasë ta ndeshësh tek ne.

Për t’u kthyer te tema jonë, pas një endje të gjatë, analizimit të Sportingut të Lisbonës dhe Lokomotivës së Moskës, dy skuadrave të tjera në grup me Skënderbeun, erdhi dhe momenti të flitej për kampionët tanë.

Qenë vetëm pak çaste diskutimi, shprehje e qartë se çfarë do të thoshte ky kundërshtar për ta.

Tre ishin fjalitë, apo, më mirë, frazat e kushtuara Skënderbeut. Skënderbeu është një ekip i dobët … (Beshiktashi) e mund kollaj në të dy ndeshjet … duhet ta mundtë! Shoqëruese të fjalëve qenë nënqeshjet e pakursyera.

Me çka tregova më sipër nuk dua assesi të ul vlerat e ekipit të Skënderbeut, për të cilin pa dyshim që është sukses arritja në fazën në grupe të Ligës së Europës, e as t’u jap të drejtë gazetarëve turq në analizën e tyre. Sepse në futboll asgjë nuk është e pamundur. Mund të ndodhë fare mirë që Skënderbeu të fitojë apo t’i marrë pikë Beshiktashit.

Çfarë desha ta nënvizoja si dukuri negative është padurimi ynë për t’u ngrefosur orë e çast, për t’i sjellë në vëmendje mitet tona vend e pa vend, e për t’i bërë çorap ato dhe me një lojë futbolli.

Kështu që nëse beson se përnjëmend turqit na qenkan “tmerruar” prej “Skënderbeut”, nuk pse të habitesh kur ata të kushtojnë veç ca sekonda kohë!  /tesheshi.com/       

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Fotografia e këtij burri që shet stilolapsa në rrugë vlen mijëra dollarë: historia e trishtë që fshihet pas imazhit

Fotografia e këtij burri që shet stilolapsa në rrugë vlen mijëra dollarë: historia e trishtë që fshihet pas imazhit

Shqiptari nga Maqedonia denoncon me foto: Shqipëria që nuk dua! (aq më pak me një flamur të shqyer të LSI-së)

Shqiptari nga Maqedonia denoncon me foto: Shqipëria që nuk dua! (aq më pak me një flamur të shqyer të LSI-së)

A po dorëzohet qeveria e Isa Mustafës përballë “Listës Serbe” për të krijuar ushtrinë e Kosovës?

A po dorëzohet qeveria e Isa Mustafës përballë "Listës Serbe" për të krijuar ushtrinë e Kosovës?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni