Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHËNIM: Shteti leckë, hajdutët, dhe hajdutëria si institucion

by Te Sheshi
13/02/2017
in Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
SHËNIM: Shteti leckë, hajdutët, dhe hajdutëria si institucion

Nga Bujar M. Hoxha

Vjedhja në mes të rrugës e një shume të madhe monetare në mesjavë u kthye në kryelajm sa për faktin se qe një akt banditizmi ditën me diell, aq dhe për çudirat e shumta që ofronte me t’u zbardhur hap pas hapi.

Nga ç’u mësua në orët në vazhdim u kuptua se askush nuk kishte bërë detyrën e tij. Për ta marrë nga fundi, shoqëruesit e shumave të parave na ishin befasuar e prandaj nuk kishin mundur të reagonin! A thua se puna e tyre është t’u bëjnë shoqëri parave e të mos i lënë të mërziten rrugës, e jo t’i ruajnë ato nëse rrezikojnë të grabiten! Transporti vetë ishte skandaloz, pa asnjë minimum elementi sigurie, siç ishin vetë makinat. Bankat nuk kishin bërë punën e tyre… Shteti nuk kishte bërë punën e tij, më së paku për të mos i lejuar bankat që t’u hapin rrugë ngjarjeve të tilla me paaftësinë e tyre, në rastin më të mirë, e me dërgimin e vetëdijshëm të parave në gojë të ujkut, në rastin më të keq.

Ky shtet nuk vlen për asgjë, nuk të jep siguri, nuk është në gjendje t’u japë siguri qytetarëve të tij. Mjafton të kujtosh faktin se grabitjet e tilla përsëriten periodikisht në thuajse të njëjtin territor, e se grabitësit bëjnë ç’të duan, për të kuptuar se ç’dreq shtet është ky që vihet kaq kollaj në lojë.

A nuk u kujtohet muaj më parë, kur grabitësit bënë çfarë deshën në aeroport, hynë e dolën nga mundën e morën çfarë gjetën përpara?

I njëjti shtet, i paturp, i paskuqur nga turpi, me anë të zyrtarëve të tij të bën dhe demagogun, të vë dhe me shpatulla pas muri. Të fajëson për mosreagim, duke harruar se ai ka për detyrë të të mbrojë, t’i mbrojë paratë të mos vidhen. Ej, zotëri, ti shtetar ditëzi, je ti që ke kërkuar me të madhe të zgjidhesh, ta marrësh atë detyrë, t’i dalësh për zot sigurisë! Nuk ta kanë dhënë atë post me detyrim, por e ke kërkuar me ngulm! O bëje, o lëre, mos fajëso këdo veç vetes!

E ngaqë paaftësia për të bërë detyrën është e kudogjendshme, e ngaqë demagogjia kërkon të zërë vend, dora e shtetit bie mbi atë që është i dobët, mbi të pambrojturin. Paaftësia shndërrohet kështu në padrejtësi. Shteti të plas brenda për pak gjë, por nuk të prek fijen e flokut po vodhe miliona!

Në tërë këtë histori, të vetmit që e kryejnë detyrën siç duhet janë, për ironi, hajdutët. Ata marrin në sy rrezikun, dalin sfidues në mes të rrugës, e bllokojnë atë, grabisin thasët me para, e largohen pa u hyrë ferrë në këmbë.

E bëjnë këtë në mënyrë të përsëritur, thuajse gjithherë me të njëjtin skenar, që nis me grabitjen e përfundon me djegien e makinave. Ata zhduken suksesshëm, shteti mëton pa aspak sukses që t’i gjejë!

E si kofini pas të vjelave, të paguarit për t’u prerë rrugën ngjarjeve të tilla kriminale kujtohen për marrje masash pasi dëmi të jetë kryer. Pos kësaj, gjithçka është si zjarri i kashtës, se me t’u harruar ngjarja, ujërat kthehen në vendin e tyre. Dhe kësisoj, hajdutët përgatiten për vjedhjen e radhës, qeverisësit përgatiten për shfajësimin e radhës. Cikli përsëritet, siç përsëritet rrëmbimi i pushtetit nga të pazotët e demagogët.

Më e madhja çudi është se zhurmë bëhet vetëm për këto vjedhje spektakolare, ndërkohë që hajdutërinë e gjen ngado. Ka vjedhje përditë që kryen pa makinë e armë në duar, thjesht me një firmë. Më e thjeshta, a nuk është hajdutëri të paguhesh për një punë që nuk e bën? A nuk është hajdutëri të sigurosh një post që nuk e meriton? A nuk është hajdutëri të sigurosh një strehë me para të pajustifikuara, të jesh mes luksit të pamerituar, të ardhur jo nga aftësia por nga dobiçllëku? A nuk është hajdutëri t’i shmangesh asaj që duhet paguar, t’u përvidhesh detyrimeve?

Dhe rrekemi të bëjmë me faj vetëm vjedhësit me maska, ndërsa duhet t’i heqim fillimisht maskën vetvetes. Rreket makina shtetërore të kapë hajdutët, edhe pse duhet ta nisë nga vjedhësit prej dekadash të çdo gjëje publike e jo të tillë. Krimi luftohet me duar të pastra, jo me duar të bëra pis nga paudhësitë.

Nuk është çështje ligji, është çështje mendësie: po pranove të marrësh atë që nuk të takon, do pranosh dhe të të vjedhin! Po pranove të grabisësh edhe më të voglën gjë, hapi dyert dhe grabitjes me thasë.

Të kapësh vetëm ca hajdutë, nuk vlen. Duhet kapur hajdutëria për fyti, e çdo forme qoftë ajo! /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Panik në aeroportin e Hamburgut, helmohet ajri

Panik në aeroportin e Hamburgut, helmohet ajri

Gjermani: Socialdemokrati Steinmeier zgjidhet president me votat e kristiandemokrates Merkel

Gjermani: Socialdemokrati Steinmeier zgjidhet president me votat e kristiandemokrates Merkel

Një histori e bukur: humbi kujtesën, vajza dashurohet sërish me të njëjtin person

Një histori e bukur: humbi kujtesën, vajza dashurohet sërish me të njëjtin person

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni