Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHËNIM: Rasti kur nuk ndihesh krenar që je shqiptar…

by te Sheshi
12/06/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
SHËNIM: Rasti kur nuk ndihesh krenar që je shqiptar…

Shoqëria shqiptare po kalon fazën e një dehjeje kolektive si pasojë e pjesëmarrjes në Europianin e futbollit.

30 vjet më parë, shfaqja më e shëmtuar pas fitores kundër Belgjikës së famshme të viteve ’80-të, shprehje e një naiviteti dhe primitiviteti njëherësh, ishte sajimi i asaj ndeshjeje dhe i rezultatit 2-0 në versionin e qenve të cirkut.

Tashmë, kohët kanë ndryshuar, ca kontekste gjithashtu, por thelbi mbetet i njëjtë kur sheh të madh e të vogël të marrosur pas futbollit e kombëtares, në një vend në prag katastrofe dhe falimenti total vlerash dhe energjish për të ndërtuar e mbajtur në këmbë një shoqëri normale.

Kryeministri i një vendi, për të cilin shpall emergjenca kombëtare, ia ka ngenë që t’i përcjellë gjindjes nën rënkimin e mbijetesës ekonomike, dramës mentale e rrënimit të plotë shpirtëror, video nga Europiani si në një englendisje adoleshentësh, apo konsiderata për kombëtaren në trajtë mesazhesh në twitter, duke rënë në pozitat e Berishës së murrit kinez apo rekordeve të notit në Jon, përnga mungesa e modestisë dhe e seriozitetit që duhet të ketë një lider, sidomos kur është në krye të një vendi të shpartalluar, që më e fundit gjë që i nevojitet është pikërisht futbolli.

Po kaq të pahonepsshme, ishin mesazhet e kryetarit të opozitës, po mbi ndeshjen, ku mediat boshe, të cilat shpërfaqin çdo gjë veç të menduarit mbi atë që informojnë, ia shisnin audiencës për lajme ato farë budallallëqesh me çuna, forca dhe shqipe.

Vërtet do ia vlente ky ngazëllim fëminor që ka përfshirë të madh e të vogël, nëse futbolli, do ishte për ne një nur plus, ndër gjërat e bukura dhe të virtytshme që do ofronim si shoqëri; e padyshim që dhe qeveritarëve çoç mund t’u shkonin ato mesazhet për çfarë ndodh në fushë, nëse do e kishin ndritur paksa në punët e tyre, që janë një llahtari e vërtetë paftësie, papërgjegjshmërie dhe kodoshllëku.

Por në kushtet tona kur nuk mundemi ende t’i identifikojmë vetvetes si shoqëri një aftësi e moral identifikues, rendja në trajtë psikoze kolektive ndaj futbollit, përngjan si një afirmim plus e akoma më tragjik i krizës ku jemi mbërthyer.

Si në planin individual, futbolli është një dhunti e dhënë nga Zoti, një talent që edhe nëse nuk e ke, nuk përbën ndonjë mungesë të madhe, ndonjë sakatllëk për të cilin mund të vuash. E kundërta, mungesa e virtyteve, e një morali, e një aftësie kreative që produkton më të mirën, përbën një invaliditet tragjik.

Ka shumë popuj që nuk ia thonë për punë topi, por që arrijnë t’i provojnë vetes e botës se janë të aftë për t’u realizuar në gjëra më të mëdha se në një garë sportive.

Ashtu sikundër ka popuj që lojën me top e kanë të lindur, si një “sekret trashendent”, por që në rrafshin e (ç)njerëzores prodhojnë tragjedi pa fund, siç ndodh fjala vjen me fqinjët tanë serbë, që po aq sa ç’nxjerrin futbollistë, basketbollistë e lojtarë tenisi me famë, po aq nxjerrin dhe kriminelë nga gjiri i tyre që përcjellin më pas imazhin e një populli me prirje nacionaliste delikuente që të bën gjëmën.

Ndërsa ne, që tashmë futbollin po e shndërrojmë në kauzë kombëtare, nuk na shkon dhe aq të tretemi krejt si shoqëri pas një topi, ndërkohë që e kemi ngrenë keq për shalësh në lojën e madhe për një ekzistencë shoqërore me dinjitet.

Kjo panatyrshmëri, shfaqet dhe në faktin se ndërsa ankohemi për xhepat bosh, sakaq turremi drejt Francës me një kosto jo të vogël financiare për të parë kombëtaren.

Ndaj dhe kemi mbi krye njerëz që nuk e kanë për gjë që të lënë punën e obligimet për atë që janë zgjedhur, për të fluturuar nga parlamenti e direkt në stadium, pa jua bërë tërr “syri” i ndërgjegjes.   

Dhe ky pra është rasti kur nuk ndihesh krenar që je shqiptar, edhe nëse humb me gola…

/tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Ja çfarë këshillohet të bëjmë për të reduktuar sadopak smogun në qytet

Ja çfarë këshillohet të bëjmë për të reduktuar sadopak smogun në qytet

Edhe pse e dielë, Meta dhe Basha do të takohen për reformën në drejtësi

Edhe pse e dielë, Meta dhe Basha do të takohen për reformën në drejtësi

SHBA-të sigurojnë kalimin në çerekfinale në Kupën e Amerikës

SHBA-të sigurojnë kalimin në çerekfinale në Kupën e Amerikës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni