Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHENIM/ Ngadhënjimi i AKP-së në Turqi si fitore e të gjithëve, edhe për shkupjanët, tetovarët e prizrenasit

by Te Sheshi
02/11/2015
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
SHENIM/ Ngadhënjimi i AKP-së në Turqi si fitore e të gjithëve, edhe për shkupjanët, tetovarët e prizrenasit

Nga Bujar M. Hoxha

“Kjo fitore nuk është e jona (e AKP-së), por është e kombit tonë, e qytetarëve tanë!”

Janë këto fjalët e Ahmet Davutogllusë, kryeministrit të vendit, kryetarit të partisë më të madhe në Turqi, të thëna modestisht pas një fitoreje aspak modeste.

“Do të doja t’i shprehja mirënjohje Zotit. Sot është një ditë triumfi, por sot është po ashtu një ditë modestie,” ka vijuar Davutogllu mbrëmë para turmës së stërmadhe që po festonte në Konja, në qytetin e tij.

Në zgrip të rrënimit, buzë greminës ku po shtyhej, Turqia ia ka dalë të mos rrëshqasë në kaos, në dhunë, të mos i përngjajë Sirisë, të mos ngjasojë me Egjiptin, me Libinë.

Fitorja e jashtëzakonshme e AKP-së është më vendimtarja në historinë e saj 14-vjeçare, më dërrmuesja karshi planeve për ta hequr qafe jo veç atë, por mbi të gjitha, të papërsëritshmin Rexhep Tajjip Erdogan, kryestrategun e Turqisë së sotme.

Rezultati i djeshëm elektoral u jep fund ëndërrimeve për ta kthyer Turqinë në vitet ’80, në kohën e grushteve të shtetit, të varjeve e të eliminimeve. Fati i Erdoganit nuk do të jetë ai i Adnan Menderesit, siç shumë e kanë dëshiruar dhe e kanë deklaruar, brenda Turqisë dhe jashtë saj. The Economist-it, e bashkë me të një morie gazetash e mediash, do t’u ngelet vetëm turpi për kundërvënien e hapur ndaj qeverisjes aktuale në Turqi.

Thuajse 50 përqindëshi i fituar dje nga AKP-ja është fitore ndaj strukturës paralele, është fitore ndaj “miqve” të kthyer në armiq për vdekje, ndaj organizatave okulte. Eshtë grusht dërrmues ndaj atyre që organizuan  protestat e Gezi Park-ut, arrestimet e paligjshme të 17 dhjetorit 2013, ndalimet e paligjshme të kamionëve të MIT-it. Kjo fitore është fundi i atyre dhjetëra prokurorëve e gjyqtarëve që sajuan akuza e prova të rreme, që futën brenda dhjetëra e qindra kundërshtarë të një lëvizjeje me të cilën shteti turk është në luftë të hapur.

Triumfi i AKP-së këtë të dielë është dështimi i të paduruarve për ta parë Turqinë të përfshirë nga zjarri i luftës, për ta parë atë të shndërruar në një Siri të dytë. Eshtë dështimi për ta parë Erdoganin si Muhammed Mursin, prapa hekurave.

Një Turqi e qeverisur nga AKP-ja është një ngushëllim për miliona qytetarë egjiptianë të shtypur nga pushteti i puçistit es-Sisi. Eshtë ngushëllim për palestinezët, që te Turqia shohin mbështetësin e madh.

Përndryshe, fitorja e AKP-së është fitore për qytetarët shqiptarë të Shkupit, Tetovës e Prizrenit, ku mbrëmë është festuar masivisht. Eshtë fitore për këta njerëz të lënë pa mbështetje nga bashkëqytetarët e tyre, që nën ethet e pushtetit kanë harruar se nga vijnë e ku shkojnë.

Ata e ndjejnë më pranë Ahmet Davutogllunë, që nuk përtoi t’u telefonojë dhe mbrëmë, teksa e shohin shumë larg dorën e qeverisësve të tyre të një gjaku.

Një qytetar i Shkupit do më shprehej krejt arsyeshëm kohë më parë, “Ne qytetarët shqiptarë të Maqedonisë nuk e kemi kujdesin e qeverisë sonë, të qeveritarëve shqiptarë, as të qeverisë së Tiranës, por as edhe të Prishtinës. Mbështetjen e gjejmë ngahera te qeveria turke, posaçërisht e Erdoganit dhe Davutogllusë.”

Prandaj suksesi i AKP-së është gëzim për ta. Sepse nuk do ndjehen rishtas të vetmuar; do dinë ku ta mbështesin kokën!

Dhe, në fund, fitorja e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim është dhe një lajm i mirë për tërë rajonin tonë. Një Turqi e destabilizuar nënkupton një Ballkan më në rrezik për të shpërthyer. Edhe si administruese e valës së refugjatëve sirianë, Turqia vlen të jetë e stabilizuar.

Suksese AKP!

/tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
FOTO/Me një emër shumë të veçantë, Ujëvara e Engjëllit është më e larta në botë

FOTO/Me një emër shumë të veçantë, Ujëvara e Engjëllit është më e larta në botë

Vjen C919-a, avioni i pari kinez për pasagjerë

Vjen C919-a, avioni i pari kinez për pasagjerë

Legjionarët u rikthehen golave

Legjionarët u rikthehen golave

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni