Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHËNIM/ Mësimi-besimi: kryqëzimi i Ramës pa qenë Krisht!

by te Sheshi
10/04/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
SHËNIM/ Mësimi-besimi: kryqëzimi i Ramës pa qenë Krisht!

Një deklarim i fundit i Ramës për lejimin e lëndës fetare në shkollat publike, ka provokuar një valë reagimesh nga kategori të ndryshme shoqërore. Ata që kanë qenë “pro”, shohin tek deklarimi i kryeministrit skepticizmin, lojën për vota, fillimin e joshjeve elektorale; ndërsa ata që janë “kundër”, i janë vërsulur ashpër duke e ekzekutuar verbalisht, deri dhe si tradhëtar e të shitur tek qarqe të huaja.

Po cili është argument i kundërshtimit?! Vështirë të hasësh ndonjë zë racional aty në kakofoninë e kundërshtuesve, ndonjë që të ofron logjikë të akullt për “jo”-në e tij, me plot referenca, për çka do ishe i detyruar të thoje që edhe nëse nuk ndan të njëjtin qëndrim me të, ja respekton gjithsesi atë çfarë shpreh, për etikën në rradhë të parë, si dhe prirjen për ta veshur me agument në radhë të dytë.

Parë në kontekstin e zhvillimeve globale, ku konflikteve, trazirave dhe incidenteve të ndryshme u vjen era fe, të tilla reagime janë të pritshme; aq më tepër kur deklarimi vjen nga një aktivitet i komunitetit të besimtarëve myslimanë.

Dhe, prej së këndejmi janë “ndezur gjakrat”, pasi futja e lëndës fetare nëpër shkolla po shihet pazgjidhshmërisht me elementin e propagandës fetare, kryesisht asaj islame; e që ushtria e kundërshtuesve, sapo ka vizatuar në mendje kontigjentet e nxënësve që shndërrohen në myslimanë në zemër të arsimit publik, sapo bie zilja e përfundimit të orës së mësim-besimit.

E para që duhet thënë është se kjo lloj lënde nuk është diçka e huaj për arsimin shqiptar. Ajo ka qenë deri vitet e para të sistemit komunist, e që më pas, për arsye të kuptueshme ideologjike u hoq. Nuk është diçka e huaj dhe si praktikë botërore. Dhe nuk ka si të jetë. Besimi i njeriut, fetë që e përbëjnë atë, janë komponentja më e natyrshme e shpirtit dhe e protagonizmit njerëzor qyshse ka nisur jeta mbi tokë. Ajo është një bashkëudhëtare e çdo shoqërie, në çdo fazë të saj, në çdo pëllëmbë toke në rruzull; është bashkëudhëtare e qenies njerëzore dhe si histori individuale; pra diçcka si “buka që ha”, siç thotë populli. Nëse njeriu, gjatë fazavë të tij arsimore i duhet të mësojë par atë çfarë ndodh rreth vetes dhe brenda tij, çfarë ka ndodhur dje dhe se çfarë ndodh sot; të mësojë shkencat e ndryshme të domeneve të dinamikës ekzistenciale, nuk ka përse të lë jashtë dhe dijen mbi besimin, doktrinat e tij, historitë feve, kredon e tyre etike e morale, si një nevojë për të mos qenë kungull pikërisht në një domen ku injoranca bën kërdinë, siç dhe po e bën aktualisht në rrjete sociale.

Arsimi është dije dhe jo propogandë. Dhe në këtë pikë Rama është në rregull kur thotë se lënda e dijes fetare nuk e cënon laicitetin e arsimit. Dhe, meqë është fjala për nivelin parauniversitar, i cili pra ka të bëjë me arsimin e përgjithshëm, jo çdo dije që merret prej aty edhe të profilizon. Kush mëson letërsi aty, jo patjetër përfundon shkrimtar; kush mëson kiminë, nuk del me patjetër kimist; kush mëson fizikën, nuk shkon të bëhet të nesërmen elektriçist e kështu me radhë.

Dhe sot, aq më tepër gjykuar nga situata globale, individi duhet ta dijë së paku “abc”-në e besimit, të feve, që po së paku, kur të hapë gojë, mos thotë broçkulla pa fund, siç po ndodh rëndshëm dhe frikshëm në rrjete sociale, pikërisht nga mospasja e një dijeje, qoftë dhe fillestare mbi besimin, mbi fetë, e sidomos mbi ato monoteiste që kanë qenë levat e historisë së botës në çdo lëmi, e që vijojnë të jenë të tilla ende.

Për të gjithë ata që Rama jua shpif me mënyrën se si qeveris, u kujtojmë se ai ka zarare pa fund; edhe për faktin  se duke qenë në krye të një vendi të pakënaqurish e të parrehatuarish dhe me veten, zorr se do marrë ndonjë “bravo” të sinqertë prej ndokujt; porse kjo nuk përjashton assesi mundësinë që ai dhe t’ja qëllojë ndonjëherë; derisa dhe shejtani ia ka qëlluar në një rast kur tha të vërtetën, gjë të cilën “armiqtë” e mësim-besimit mund ta mësojnë në një prej doktrinave të monoteizmit, prej së cilës do kishin mjaft dobi në mënyrën e të arsyetuarit të gjërave. /tesheshi.com/                                                               

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Daçiç nga Prizreni: Asnjëherë nuk do t’i kërkojmë falje Kosovës

Daçiç nga Prizreni: Asnjëherë nuk do t’i kërkojmë falje Kosovës

Si të përgatisni vetë gërsheta të shijshme me kos

Si të përgatisni vetë gërsheta të shijshme me kos

Referendumi, PS: 95% votuan “PO”. Blushi: S’dihet si u votua

Referendumi, PS: 95% votuan “PO”. Blushi: S’dihet si u votua

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni