Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHËNIM/ Megjithatë, kjo kombëtare të ngroh!

by te Sheshi
08/09/2015
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
SHËNIM/ Megjithatë, kjo kombëtare të ngroh!

Albania's Taulant Xhaka (L) vies with Portugal's Nani (C) during the Euro 2016 qualifying football match between Albania and Portugal at the Elbasan Arena in Elbasan on September 7, 2015. AFP PHOTO / GENT SHKULLAKU (Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP/Getty Images)

Nga Bujar M. Hoxha

Humbja me Portugalinë dhemb, por kombëtarja kuqezi nuk të shkurajon. Luan në mënyrë të përsosur taktikisht, e pëson gol vetëm në caqet kohore, në një prej të paktave gabime të bëra.

Ka të siguruar një vend të tretë, të përkthyer më së paku në ndeshje play-off-i, edhe pse vendi i dytë është më se i arritshëm, pasi nuk e përjashton as matematika, e as logjika.

Të ngroh, pavarësisht oreksit tonë të shtuar, duke harruar se në jetë fitorja është e bashkëshoqëruar pazgjidhshmërisht me humbjen.

Prej kësaj kombëtareje e kemi tashmë një stadium ku njëmend mund të luash futboll, e jemi në pritje të një tjetri më gjigand.

Kjo kombëtare të ngroh, sepse me sjelljen e vet e ka detyruar dhe tifozin shqiptar të ndryshojë. Të hënën në mbrëmje për herë të parë nuk dëgjuam njerëz të shanin në kor, apo, ndryshe, nuk pamë të hidheshin shishe në fushë, fishekzjarre apo çakmakë.

Me këtë kombëtare të dukej vetja mbrëmë sikur gjendeshe në një prej stadiumeve gjermane, kur e tërë loja përjetohet si festë.

Për herë të parë lojtarët u duartrokitën edhe pse humbën, prandaj të ngroh kjo kombëtare.

Të bën për vete kjo skuadër, sepse për herë të parë teknicienët tanë të futbollit nuk e panë si një harakiri humbjen, por thjesht si një fatalitet.

Ky ekip të bën ta shohësh, ngase të mban në ankth çdo çast, të drithëron…

Ka djem aq të përkushtuar, aq të thjeshtë, aq të përkorë, që japin gjithçka në fushë. Të pazëshëm, nuk kërkojnë asgjë, thjesht sakrifikojnë pa fund.

Për të mos harruar të parin e tyre, italianin De Biasi, i cili është i pakrahasueshëm në llojin e vet. Punëtor i palodhur, aspak i ngjashëm me të gjithë ata trajnerë bashkëkombas të tij, zhurmëshumë, cinikë e inatçorë, për të mos përmendur këta tanët, ai është një njeri për t’u marrë shembull. Askush prej trajnerëve të huaj në vite të kombëtares sonë nuk mund të krahasohet me të, si në përkushtim, në vizion, si takticien, si njeri!

Të ngroh pa fund kjo kombëtare, sepse ka shkërmoqur kufijtë e ndarjes. Të gjithë ata lojtarë luajnë sikur ta kishin kaluar tërë jetën e tyre në Shqipëri, edhe pse ndoshta mund ta kenë vizituar Tiranën a Elbasanin për të parën herë.

Tek sheh Gashin të luajë kokulur fort i tërhequr ndonëse është golashënuesi më i mirë i kampionatit zvicerian, tek sheh Berishën në versionin Nojer, duke e goditur topin me kokë shumë përpara portës, tek sheh Canën elegant në lojën e tij, siç nuk e kemi parë asnjëherë te Lacio, tek sheh Xhimshitin e sapoafruar të jetë aq i zhdërvjellët a thua se ka vite që gjendet aty, tek sheh Cikalleshin të rropatet, kupton se sakrifica e këtyre djemve nuk ka si të mos shpërblehet.

Përndryshe, kjo kombëtare të ngroh ngaqë të bën ta harrosh të përditshmen, llumin ku jemi zhytur, t’i harrosh parlamentarët tanë xhahilë, që kur shkruajnë bëjnë me turp dhe nxënësin e klasës së parë.

Në momentet e lojës së kësaj kombëtareje ti harron banditët me pushtet që të rrethojnë, si ta ka zënë frymën, si tallen me ty, si gajasen me ty, si të vjedhin, si të poshtërojnë, si të bëjnë të marrësh rrugët e të mos ua shohësh më sytë.

E tek vjen në vete, ndërsa nis dhe i krahason jargët e pangopësisë së tyre me djersën e derdhur në fushë nga kuqezinjtë, ti kupton se këta futbollistë të përfaqësueses janë secili prej nesh, që kërkojmë të marrim atë që meritojmë.

Kupton se kjo kombëtare të ka dhënë shpresë, të ka dhënë zemër për të luftuar, të ka bërë ta shohësh ndryshe të nesërmen. Në të vërtetë, ky është mesazhi që japin djemtë e përfaqësueses sonë: sakrifica vlen gjithmonë, e dorëzimi nuk duhet të ketë vend në ty.

Prandaj të ngroh kjo kombëtare!  

/tesheshi.com/          

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Qeveria daneze, njoftime në gazetat e Libanit: shihni sa keq është të emigrosh në Danimarkë

Qeveria daneze, njoftime në gazetat e Libanit: shihni sa keq është të emigrosh në Danimarkë

Çfarë e shkakton erën e keqe të këmbëve dhe një mënyrë e thjeshtë për eliminimin e saj

Çfarë e shkakton erën e keqe të këmbëve dhe një mënyrë e thjeshtë për eliminimin e saj

Avionët turq sulmojnë bazat e militantëve të PKK-së në veri të Irakut: kundërpërgjigje ndaj vrasjes së ushtarëve

Avionët turq sulmojnë bazat e militantëve të PKK-së në veri të Irakut: kundërpërgjigje ndaj vrasjes së ushtarëve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni