Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHËNIM: Kur krimi pa ngjyrë e kombësi po sfidon institucionet dhe shtetin

by te Sheshi
28/09/2017
in Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Kuvendi i Shqipërisë, deputetët kalojnë testin e parë

Nga Gjergji Koja

Një zyrtar i lartë i policisë shqiptare kishte mundur që për 4 vite të fshihej nga drejtësia, megjithëse rezultonte i dënuar me 10 vjet burg nga autoritetet italiane.

Madje, nga 2013 e në vijim ky zyrtar kishte arritur të bënte karrierë, të merrte grada dhe të drejtonte madje edhe një nga sektorët më sensitivë, luftën ndaj krimit të organizuar.

E gjitha kjo histori, ndodhte në një kohë kur deklarohej se po rilindte Policia e Shtetit, po vendosej në standardet europiane, po rritej besimi i qytetarëve ndaj saj dhe kur drejtuesit e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit kujdeseshin për show e rradhës.

Ndoshta ky është një fenomen i izoluar, jo i shtrirë në masë, por është një fakt që sot është shumë vështirë që ish-ministra apo ministra, ish-drejtorë apo drejtorë që kanë për detyrë themelore të garantojnë jetën dhe sigurinë në këtë vend, t´a mohojnë.

Nuk është rasti i parë, ndoshta as i fundit, por ky mund të shërbejë si një moment që palët duhet të reflektojnë mbi atë se ku po e çojnë këtë vend.

Pak ditë më parë një ngjarje në Elbasan tregoi frikën që ka shteti për të vepruar, aq më tepër kur thuhet se policia vendore atje ishte në një operacion. Dhe kur në një moment të tillë nuk veprohet, kjo tregon shumë, është një mesazh që lexohet qartë, se në këtë vend e “keqja” mund të sillet si të dojë ndaj asaj që duhet të jetë e “mira”.

Por ajo që po ndodh është fakti se ngjarje të tilla thjesht po shërbejnë për debatin politik të rradhës, ku njëra palë akuzon tjetrën, dhe kjo e fundit hap letrat për atë që ka ndodhur vite të shkuara. Asnjëra nuk flet mbi atë që pritet të ndodhë dhe që ka të bëjë me jetën e çdo qytetari që ka zgjedhur të jetojë në këtë vend, që herë shfaqet i dyti pas Gjermanisë dhe herë përpëlitet mes botës së krimit dhe familjes ku realisht duhet të jetë, Europës së Bashkuar.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, nga foltorja e Kuvendit, i kërkon Kryeministrit të publikojë listën e shqiptarëve që kërkohen nga Interpoli dhe që mund të jenë pjesë e administratës së shtetit.

“Bëj publike listën e gjithë personave në administratë që kërkohen nga INTERPOL-i dhe kërko arrestimin e tyre. Por këto ti nuk do t’i bësh dhe as nuk ke ndërmend t’i bësh”, tha Basha. Në vijim i kërkoi kryeministrit të largojë Gramoz Ruçin, Fatmir Xhafaj dhe Qazim Sejdinin, kryebashkiakun e Elbasanit.

Rama në anën tjetër i përgjigjet me batutat tashmë të njohura për humbjet e njëpasnjëshme të opozitës, puplat që i kanë rënë, apo duke përdorur frazat se krimi nuk ka ngjyrë, kombësi apo përkatësi politike.

Në fakt krimi është krim, ai që e kryen quhet kriminel, dhe nuk ka rëndësi nëse flokët i ka të bardha, të zeza, të kuqe, apo lejla.

Çështja është se reagimi ndaj krimit bëhet nga institucionet, që në rastin konkret janë shqiptare dhe paguhen nga taksapaguesit që sërisht janë shqiptarë. Dhe sado që ne sot të përpiqemi të themi se krimi nuk ka ngjyrë, nënshtetësi apo kombësi, reagimi i atyre që kanë për detyrë të luftojnë krimin ka nga pas prapashtesën “shqiptare”.

Policia, Prokuroria, SHISH dhe çdo agjensi tjetër ligjzbatuese në këtë vend, në raportet ndërkombëtare etiketohen qartë, si institucion shqiptare dhe këtë nuk mund as ta mohojmë dhe as t´a zhbëjmë.

Atëherë lind pyetja: çfarë bëjnë këto institucione shqiptare përballë këtij krimi pa kombësi, nënshtetësi, ngjyrë?

Përgjigjet janë relative, dikush është i kënaqur dhe një tjetër jo, dikush pret më shumë dhe një tjetër përpiqet të gjejë justifikimin sepse nuk mund të bëhet më shumë.

Por, ajo që përditë zbulohet dhe thuhet, mbi dhe nën tavolinë është fakti se skandalet po pasojnë njëri-tjetrin, jo sot por edhe dje. E keqja është që skandalet po kthehen në një rutinë, veshët po mësohen, videot që shfaqen nuk bëjnë më përshtypje dhe maksimumi një herë në javë, në sallën e Kuvendit mund të përdoren për debatin e rradhës.

Këtu mungon reagimi! Një reagim që kalon kufijtë e vullnetit të një kryeministri, kryetari opozite, drejtori policie, kryeprokurori apo çdo drejtuesi tjetër, që ka  një kolltuk dhe është aty për shkakun e një shumice që më shumë bën tifon e rradhës, sipas bindjeve politike, se sa ka hallin e të ardhmes, qoftë edhe të fëmijëve.

Nëse këto që ndodhin në Shqipëri do të ndodhnin në cilindo vend tjetër, kam përshtypjen që njerëzit do të flinin rrugëve duke protestuar.

Në Itali në ditët e fundit ka nisur një operacion për të prerë lidhjet e mafies me politikën dhe në pranga kanë rënë zyrtarë, që akuzohen se kanë favorizuar strukturat mafioze.

Në Gjermani, disa dhjetra gjermanë reaguan në një tubim te selia e partisë së ekstremit të djathtë, e cila morri 13 % të votave dhe turma e mbledhur po të mos ishte policia, nuk do të mendohej dy herë për të hyrë në selinë e kësaj force politike.

Po në Shqipëri?

Këtu ka vdekur reagimi, qoftë institucional dhe qytetar, ose ndoshta nuk e kemi pasur kurrë.

Ndaj dhe sot ndodhemi këtu ku jemi, ku një i dënuar jashtë bën karrierë në Shqipëri, ku një “i fortë” sfidon policinë, dhe ku një qytetar i zakonshëm qëndron në qoshen e tij sepse nga njëra anë ka presionin e krimit dhe në anën tjetër presionin e shtetit. /tesheshi.com/

Related Posts

Çfarë po bën ushtria e Putinit?
Bota & Rajoni

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!
Lindja e Mesme

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Next Post
Disa veçori dhe të dhëna të fundit për iPhone X

Disa veçori dhe të dhëna të fundit për iPhone X

Vasili i LSI ironizon Ramën: inspirimi i drogës doli edhe te pikturat që bën…

Debati Kurti-Rama për Demarkacionin, Vasili i LSI: kryeministri të gjithë tokën ia ka falur kultivuesve të drogës

Zyrtare: mbyllet komisioni “Balla” i CEZ, padi penale për Berishën, dy ish-ministra dhe Shkëlzenin!

Balla-Bashës: edhe Jorida Tabakun të vinim ministre të Brendshme, do e quaje kokë të krimit…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni