Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHENIM/ Ku francezi e ku shqiptari!

by te Sheshi
14/12/2015
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
SHENIM/ Ku francezi e ku shqiptari!

Rezultati i djeshëm i zgjedhjeve rajonale në Francë është shembulli më i mirë se ku ndryshojnë shoqëritë e vetëdijshme, të përgjegjshme për peshën e tyre, për votën e tyre, për gjëmën që mund t’i bëjnë vendit me një zgjedhje të prirur nga emocioni e jo nga e mira publike, nga ato shoqëri ku përpjekja për t’i zgjuar njerëzit, për t’i bërë të heqin dorë thjesht me një votë nga maskarallëku që i rrethon e pjesë e të cilit janë edhe vetë, rezulton të jetë një mision i pamundur, e ku të tërë vajtojnë atë që kanë bërë pandërprerë me duart e tyre.

Ky rezultat zgjedhor është shembulli tipik se çfarë e dallon vërtet një popullatë të qytetëruar nga një tjetër jo vetëm e paqytetëruar, por këmbëngulëse pa fund në vendimin për t’i rënë murit me kokë e për të vepruar në kundërshtim me atë çka është njëmend e mirë për të. Kur flasim këtu për termin “e qytetëruar”, e kemi fjalën për atë sjellje karakterizuese që i bën njerëzit të veprojnë në bazë të së mirës së përgjithshme, duke zgjedhur të mirën publike e jo të mirën personale, e nuk e kemi për atë zhargon të bërë bajat në ditët e sotme që kërkon ta ndajë si me thikë një pjesë të botës nga pjesa tjetër.

Humbja e ekstremistëve të djathtë të Frontit Nacional e hedh poshtë teorinë e “aleancës së qelbësirave”, të nevojshme për të rrëzuar një parti nga pushteti e për të ngjitur një tjetër, e të kërkuar dhe të realizuar dy vite më parë në vendin tonë, për t’ia marrë kryeministrinë Berishës dhe për ta lënë në dorë të një pale tjetër, që për nga dëmet e bëra nuk u lë gjë mangut paraardhësve. Dështimi i Marine Le Pen-it nuk qe dosido. Ajo buzëqeshte pa fund një javë më parë, ndërsa kryesonte, njëkohësisht papritmas dhe pritshmërisht, në gjashtë rajone. Shtatë ditë më pas nuk ngeli as edhe një thelë për të, e jo për shkak të “aleancës së qelbësirave”, por nga vetëdijësimi i votuesve për të mirën publike, për kërcënimin te dera, diçka e pamenduar dhe e pashpresuar ndër ne shqiptarët.

E njëjta e mirë publike i bëri socialistët e presidentit Hollande t’i tërheqin kandidatët në dy rajone, për t’u lënë terren kundërshtarëve, konservatorëve të ish-presidentit Nicolas Sarkozy, që të kenë mundësi të fitojnë ndaj Le Pen-it, së keqes që duhej shmangur me çdo kusht. Eshtë e pretendueshme kjo qasje për partiakun shqiptar, për votuesin shqiptar? Assesi!

Ditë më të mirë për të fituar nuk mund të gjente ekstremi i djathtë francez. 130 të vrarët në Paris ia bënë të lehtë fushatën Frontit Nacional, që edhe pa to njihet botërisht për retorikën e ashpër kundër të huajve, emigrantëve, muslimanëve. Situata e nderë në vend, ligjërimi ekstrem, masat ekstreme të sigurisë, ia bënin të besueshme fitoren Le Pen-it. E megjithatë ajo nuk pati sukses, madje u shemb përdhe. Për të vetmen arsye: se publiku u vetëdijësua për rrezikun që i kanosej, ani pse në situatën ku gjendej mendja ta donte që të lëshonte pe karshi ekstremit të djathtë.

Ja ku ndryshon qytetari nga fisnori, votuesi me mend në kokë nga votuesi të cilit i ka marrë mendja erë, e yryshi profan nuk e ndal para asgjëje. Humbja e Frontit Nacional në zgjedhjet rajonale në Francë, dhe, ç’është më kryesorja, mënyra e sjelljes së partive kryesore franceze dhe e votuesve francezë, nuk është thjesht një lajm, nuk është thjesht çështje numrash e fitoresh lokale, por është mësim, është leksion që na jepet pa pagesë. Eshtë një model që na ofrohet për të mos djegur pambarim, herë njëri e herë tjetri, por për t’u bërë paksa qytetarë, e për të kuptuar se ç’është e mira publike dhe si duhet të sillemi në përputhje me të.

Kjo është qytetaria që reflektuan dje francezët, të aftë për t’u ngritur mbi emocionet e për të bërë gjënë e duhur. /tesheshi.com/

Related Posts

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…
Kryesore

Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…

12/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
Next Post
Si të krijoni vetë një kartolinë (video)

Si të krijoni vetë një kartolinë (video)

Nis armëpushimi shtatëditor në Jemen pak para bisedimeve mes palëve ndërluftuese

Nis armëpushimi shtatëditor në Jemen pak para bisedimeve mes palëve ndërluftuese

John Kerry: Ideja e Trump-it për t’i ndaluar muslimanët “vë në rrezik sigurinë kombëtare të SHBA”-ve

John Kerry: Ideja e Trump-it për t’i ndaluar muslimanët “vë në rrezik sigurinë kombëtare të SHBA”-ve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

12/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni