Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHËNIM: “Kapedanë” që vdesin, e asnjë që nuk lind!

by te Sheshi
19/08/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
SHËNIM: “Kapedanë” që vdesin, e asnjë që nuk lind!

Ka plot një 10-vjeçar që  Shqipëria përcjell me kortezhe të njëpasnjëshme mortore një skotë artistësh që ishin mishërim i një epoke.  Më i fundit qe Albert Verria, një shkollë më vete e mjeshtërisë së aktrimit, që ndoshta, nëse nuk do e konsumonte talentin e vet si shqiptar në kushtet e një izolimi politik dhe kulturor,  do ishte me patjetër një “yll hollividuan” në kuptimin e famës tejshqiptare që do gëzonte.

Rolet, personazhet dhe karakteret që ka skalitur ai, gjykuar në terma ngushtësisht artistikë e profesionalë, përbëjnë padyshim monumente botërore të mjeshtërisë së aktrimit. Por ja që fati ka pjesën e vet me pushtet jo të pakët në jetën e njeriut.

Atij dhe shumë prej atyre si ai, u ra të jetojnë në  një kohë ku me artin që shpalosnin, edhe do përlyheshin ca pak me propogandë komuniste në funksion të një regjimi harbut.  Vetë i ndjeri Verria jo dhe aq, pasi i ra për hise të luante role pa shumë fill ideologjik.

Edhe kur e bëri komunistin (shoku Kopi tek “Rrethimi i vogël”), e bëri mrekullisht aq shëmtuar, sa ishte ndër të rrallat raste kur nga një prodhim kinematografik shqiptar i asaj kohe, regjimi denonconte veten duke e pranuar me gjuhën e Kopit se edhe horrat nuk i kishte të pakët në rradhët e veta.

Debati nëse ata duhet vlerësuar si artistë e jo si “ushtarë” të një regjimi, kulmoi dy vite më parë në rastin e homazheve të pazakonta në përcjelljen e së ndjerës Vaçe Zela; por në vite ishte cekur ca e sa herë prej “provokatorit” kryesor të këtij debati: Fatos Lubonjës.

Por sefte ka qenë Edi Rama ai që ka zgjedhur ta mitralojë Kinostudion e komunizmit në veprën e tij publicistike “Pinoku, mbreti i të varfërve”, në bashkëautorësi me të ndjerin Ardian Klosi, tek kapitulli “Antimiting”. Që të dy janë treguar të pamëshirshëm ndaj gjithë asaj industrie trushpëlarëse të ngritur në art, por tytat i kanë drejtuar më tepër tek libretistët, autorët e skenarëve, formuluesit në letër të personazheve, sesa tek finalizuesit e tyre në terren: aktorët pra.

Ndërsa Lubonja nuk ka bërë të tilla diferencime. Në rastin e Vaçes, ai vendosi në bankën e të akuzuarve edhe kordat e së ndjerës, regjistrin vokal, nëpërmjet së cilës ishte zbukuruar një gënjeshtër e madhe, një krim më saktë, për dekada me rradhë.

Nuk është ky një debat i lehtë, pasi fija e hollë që e ndan gjykimin e drejtë e atë të cunguar ndaj tyre, gjithë asaj plejade artistësh, të filmit apo muzikës, është gati-gati e padukshme. Mjaft të sillet si shembull filmi “Gëzhoja e vjetër” me skenar të njeriut që e ka himnizuar Sigurimin famëkeq të Shtetit: Neshat Tozaj.

Në atë film, dukshëm për t`i vënë një medialjon Sigurimit, si dhe për të përçuar në popull ndjenjën se armikun e klasës kemi të gjallë mes nesh, por që i duhet këputur koka para se të kafshojë, epilogu është befasues në funksion të një morali të lartë individual. E gjithë saga e një vrasjeje për motive ideologjike, si dhe e një proçesi hetimor përplot partishmëri, përfundon me batutën e hetuesit: “Mungesa e sinqeriteti, atij i kushtoi jetën!”

Dhe nëse nuk shihet filmi që në fillim, por vetëm episodi i thënies së kësaj fraze, të duket sikur gjithçka i është kushtuar pikërisht mesazhit se sinqeriteti i mbron njeriut jetën dhe dinijitetin. Dhe kjo është fantastike. Dhe do ishte fantastike nëse do qe vërtet kështu, ku pra filmi do ishte funde krye përcjellës i këtij mesazhi.

Dhe vijmë më pas tek ajo e pjesë e debatit ku thuhet se boshllëku i sotëm kulturor, i ka detyruar njerëzit që t`i kthehen pas artit të realizmit socialist , ku se paku gënjeshtrat u kanë ngjarë më të bukura.

Për të qenë të drejtë, gjithë ajo skotë artistësh që e gatuan atë art të gënjeshtërt plot art, sa kishte pjesën e vet të përgjegjësisë njerëzore, po aq ishte dhe viktimë e një fati duke u gjendur në një kohë të ligë.

Ata po ikin një e nga një, si mishërim i një epoke që po merr fund. Dhe nëse është fjala për pak trishtim në këtë rast, kjo nuk ka të bëjë me ikjen pa kthim të “Kapedanit” e të tjerëve si ai, porse kohërat që vijnë po ofrojnë një terren aq të zymtë kulturor sa vështirë të nxjerrë “kapedanë” si ai dhe si ata. /tesheshi.com/                                     

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore
Sociale & Shoqëri

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Next Post
Një recetë e thjeshtë për të pasur këmbë të forta

Një recetë e thjeshtë për të pasur këmbë të forta

Serbia shkon në samitin e Vjenës me projektin e autostradës Nish-Prishtinë-Durrës

Serbia shkon në samitin e Vjenës me projektin e autostradës Nish-Prishtinë-Durrës

Bundestagu gjerman miraton ndihmën e tretë për Greqinë, paralajmërimi i konservatorëve

Bundestagu gjerman miraton ndihmën e tretë për Greqinë, paralajmërimi i konservatorëve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni