Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHËNIM/ Ka diçka “fshatare” në këtë projekt…

by te Sheshi
07/07/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
FOTO/ Ja si do të ndryshojë hyrja tek Liqeni Artificial

Prezantimi nga ana e kryeministrit Rama i një marketi që tregonte të ashtëquajturin rikompozim të hyrjes së parkut të liqenit artificial në Tiranë – e vetmja mushkëri e kryeqytetit dhe e vetmja hapësirë ku banorët gjejnë pak paqe – u përcoll me shumë reagime, nga zëra anonimë, por dhe nga zëra të njohur të shoqërisë e mendimit publik.

Maketi i ofruar, ndonëse si çdo maket me përplot forma dhe ngjyra marramendëse, u pa si një “atentat” i rradhës prej betoni që i bëhet kryeqytetit, dhe pa dyshim si një ogur i keq për kryebashkiakun e ri, Erjon Veliaj, që për më tepër ka premtuar përgjatë fushatës se nuk do firmosë projekte betonizimi të Tiranës.

Me të drejtë, shumëkush e ka trajtuar si një kapje që i është bërë Ramës nga segmente biznesi që karakterizohen nga një grykësi e shfrenuar për ndërtime në zona të populluara të Tiranës, siç ka ndodhur në gjithë këto vite.

Se vërtet, ajo çfarë kanë treguar maketet dhe tabelat reklamuese për ndërtime, ku shihen hapësira gjelbërimi dhe njerëz të lumtur që enden në to, në realitet kanë rezultuar një gënjeshtër e frikshme.

Sa për kompleksin në fjalë, ende nuk janë shprehur zëra profesionistë, si për qëndrimet “pro” e si për ato “kundër”, por do mjaftonte një argument i fortë urban i ofruar gjithë këto vite nga Maks Velo për ta kundërshtuar projektin në fjalë.

Gjithë çfarë ka lënë italiani, prej nga kompleksi i ministrive, përgjatë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, e deri tek korpusi universitar me në të djathtë Akademinë e Arteve e në të majtë një hapësirë monumentale që u themi ‘kolonat’, është unike. Sidomos korpusi, që me projektin e paraqitur, i vihet në krah një godinë, e cila sado avangardë në stil arkitektural, me sy të lirë duket që nuk ri fare me godinën e korpusit. Me këtë argument i ka luftuar dhe Velo dy kullat tek ‘Vëllezërit Frashëri’, të cilat kanë cënuar drejtpërdrejt në imazh godinën e korpusit universitar, edhe pse jo shumë afër njëra-tjetrës.

Argument tjetër është përvoja botërore që na ofrohet. Sot nuk ndërtohen më pallate të reja banimi, një këtu e një atje, pa lidhje me ambjentin urban ku ngrihen, por ndërtohen komplekse banimi si minilagje, ku ofrohet gjithcka, madje dhe një pylli i nevojshëm për banorët.

Lajmi i mirë i kryeministrit dje, do ishte sikur të kishte bërë prezantimin e një “liqeni” të ri artificial (pra pylli, siç është aktualisht), diku gjetkë në periferi, ku rretherrotull do kishte dhe ndërtime multifunksionale. Aq më tepër që me ndarjen e re territoriale, Tiranës i janë shtuar hapësira të tjera, ku fare mirë mund të aplikoheshin  projekte të tilla gjigande për një rrethim urban dhe jo rural të kryeqytetit.

Në këtë pikë, edhe rikonstruksioni i stadiumit ‘Qemal Stafa’ për ta shndërruar atë në një stadium me kapacitet më të madh, në një hapësirë të mbipopulluar, është një gabim. Më racionale do ishte që stadiumi të mbetej në atë kapacitet që është dhe me atë identitet që ka, ndërkohë që me ato para të planifikuar për rikonstruksionin e tij, të ndërtohet një ri, në skajin tjetër të Tiranës, pse jo në Paskuqan, për të krijuar një qendër  të re policentrike urbane.

Por duke iu rikthyer projektit të prezantuar dje, ai është shprehje e një vazhdimësie negative, ku jo thjesht fshati rrethon qytetin, por që e ka në dorë atë.

“Fshati” në këtë rast është ajo bota e vogël që nuk sheh asnjëherë tej gardhit, peng i së cilës kemi rënë gjithë këto vite në zhvillimin urban.

Dhe më e pakta që mund të thuhet, është se tek projekti i prezantuar se ç`ka diçka fshatare: jo në ide, por në motiv.

/tesheshi.com/

Related Posts

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Lëngu magjik për duhanpirësit që pastron mushkëritë dhe mban qelizat tumorale larg

Lëngu magjik për duhanpirësit që pastron mushkëritë dhe mban qelizat tumorale larg

Disa sekrete të vogla si të konsumoni më pak kripë, pa humbur shijen e ushqimit

Disa sekrete të vogla si të konsumoni më pak kripë, pa humbur shijen e ushqimit

Historia e endacakut Donald, i cili luan në piano për të gjetur të birin

Historia e endacakut Donald, i cili luan në piano për të gjetur të birin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni