Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHËNIM/ Ja cili është një premtim i Ramës që opozita kurrë nuk ia përmend…

by te Sheshi
01/04/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
SHËNIM/ Ja cili është një premtim i Ramës që opozita kurrë nuk ia përmend…

Nga Ermir Hoxha

Në tre vjet, Partia Demokratike ia ka numëruar një për një premtimet Ramës, që sipas saj, ai nuk i ka mbajtur; por nuk dihet nëse qëllimisht ose jo ka harruar një nga ato, pikërisht atë që ka të bëjë me një luajalitet politik, etikë politike, aq shumë të munguar në diskursin mes mazhorancës dhe opozitës.

Është pikërisht ashpërsia e gjuhës, e akuzave, e të bërit politikë me forma delikuente deri në shfaqje psikopatike, sa pos halleve të shumta, është dhe ajo që e ka nxirrosur e bërë sterr jetën e qytetarëve në këtë vend, ka shtuar ankthin, ka shtuar stresin, ka shuar shpresën.

Bëhet fjalë pra për premtimin e Ramës bërë para ardhjes në pushtet se “njëherë në javë do takohem me shefin e opozitës”.

E ka artikuluar këtë premtim në disa studio televizive ku ka qenë i ftuar për të shpalosur programin dhe vizionin e tij qeverisës.

Dhe, parë në një kontekst të caktuar, është ndër premtimet më të bujshme, e që më së shumti duhej kujtuar.

Sepse ajo ka të bëjë me një paqe, sado në kuota të vogla, në zhvillimet politike; në debatin dhe raportet antagoniste mes palëve.

Tej kësaj, një lider i mençur investon në uljen e tensioneve politike, gjetjen e rrugëve për një normalitet brenda “anormalitetit” të luftës politike; pasi kështu mundet që më mirë të realizojë ato çka ka ndërmend të bëjë, duke shprehur njëherësh dhe një merak për shëndetin mental të popullit në emër të një përkujdesjeje atërore prej qeveritari.

Por Rama ka dështuar ta bëjë këtë gjë, duke prodhuar batuta acide pa pushim dhe në çdo rast, duke ia ngricur nervat dhe më keq kundërshtarit.

Dhe treguesit janë që e bën me kast, duke e trajtuar atë si një qen të lidhur brenda kafazit të cilin e çakërdis akoma dhe më keq duke e ngacmuar së jashtmi, sidozot duke  i gjuajtur me guralecë.

Edhe nëse opozita shfaqet e çakërdisur në sjelljen e saj, ka njëfarë legjitimiteti, gjithsesi; ajo ka humbur pushtetin dhe kjo përbën për të një goditje që bën të ecë si e plagosur e të ulërasë nga dhimbjet; por kjo është “normale” për të.

Ndërsa për një pushtet, për një qeverisje, nuk është aspak normale që mos sillet me humanitet politik ndaj saj; edhe në emër të një modeli pozitiv paqedashës që duhet të përcjellë në popull. Edhe kjo duhet të ishte pjesë e Rilindjes së pretenduar, e pse jo, qenësore.

Po opozita përse nuk ia përmend kurrë këtë premtim të pambajtur?! Dhe kjo është ajo që e penalizon më së shumti atë.

Kujtojmë që atë kohë kur Rama e bënte premtimin për t’u takuar njëherë në javë me kreun e opozitës, nuk dihej se cili do ishte lider i saj. Dhe mister mbetet nëse në kokë ka patur figurën e Berishës, Bashës apo ndonjë tjetri?!

Por edhe kjo është mister: nëse vërtet e ka besuar atë që ka premtuar?!

Tre vjet pas ardhjes në pushtet, ai i ka përcjellë një letër publike kreut të opozitës, Basha; një letër të përkorë në tharmin dhe motivin e vet politik.

Por jo thjesht për arsyet që rendit Basha, është vonë, shumë vonë që opozita t’i përgjigjet pozitivisht asaj.

Sepse, “gjaku tashmë është bërë deri në gju”, edhe prej gjuhës së thiktë të Ramës.

/tesheshi.com/  

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Politikë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Arsen Venger nuk pranon ta pohojë interesimin e Arsenalit për Granit Xhakën

Arsen Venger nuk pranon ta pohojë interesimin e Arsenalit për Granit Xhakën

Kryeprokurori Llalla “gozhdohet” nga VOA: Vizita në SHBA ishte private

Kryeprokurori Llalla “gozhdohet” nga VOA: Vizita në SHBA ishte private

AAK dhe VV: Demarkacioni që i bashkoi në një kauzë, tashmë po i ndan

AAK dhe VV: Demarkacioni që i bashkoi në një kauzë, tashmë po i ndan

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni