Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHËNIM/ I njëjti fyell, e njëjta vrimë: kur analisti i Zhejit e jo gazetari i TOP-it, kërkon hetime për Elvis Naçin(!)

by te Sheshi
04/05/2020
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
SHËNIM/ I njëjti fyell, e njëjta vrimë: kur analisti i Zhejit e jo gazetari i TOP-it, kërkon hetime për Elvis Naçin(!)

Po shndërrohet pak e nga pak në telenovelë një sagë reagimesh mbi protagonizmin e imam Elvis Naçit në misionin e tij humanitar, i cili ndryshe nga të ngjashëm, ka dhe një hapësirë televizive çdo javë. Dhe kjo është në fakt e vetmja risi e tij, e misionit të tij. E ndërsa ai vijon të ushtrojë një zgjedhje në kushte lirie, në mënyrë krejt konstante, pa rënë ndesh as me ligjin e as me moralin shoqëror, hera-herës kjo konstante pa asnjë anormalitet brenda, gjuhet nga lloj-lloj zërash, diku të njohur e diku periferikë, të cilët padakortësinë e tyre individuale, dyshimet a hamendjet, i servirin si standart fiks gjykimi mbi Naçin dhe zgjedhjen e tij.

Më i fundit është gazetari i TOP-it Denis Dyrnjaja, një prej shumë atyre emrave që kanë dalë vitet e fundit nga anonimiteti, jo si emër por si rol, falë rrjeteve sociale apo shtimit të banaqeve televizive, duke qenë zgjedhje e gustos së Zhejit për “analiza të thella” 360-gradëshe.

Denisi, edhe pse ka një hapësirë televizive si moderator – Top Talk-un – ku pra mund t’i zgjidhë aty dilemat, paqartësitë, pikëpyetjet që ka mbi një person a fenomen, një shans që nuk e ka kushdo, pra duke e intervistuar personazhin rreth së cilit sillen të gjitha këto, i turret Vis Naçit me një shkrim ku që nga titulli e deri te fjalia e fundit është një surragato etike, gjuhësore dhe logjike.

Në titull, ironikisht, ai e quan Elvis Naçin një “imam babaxhan”(!), ndërkohë që ky cilësim – babaxhan – ka tjetër konotacion, i cili nuk shkon as me moshën, as me pamjen e as me rolin publik të Elvis Naçit.

Më tej, në tradhëti dhe fyerje të parimeve bazë gazetareske, pa asnjë të dhënë të ftohtë kompromentuese, ai ndërton perceptime nisur nga parapalqime personale, për ta finalizuar një lloj mllefi të ulët që i lexohet qartë mes rreshtash, me thirrjen që Prokuroria duhet ta hetojë, atë pra, Naçin, e kjo jo se ka ndonjë akuzë ndaj tij, jo se është ngritur dikush dhe është ankuar, por thjesht se gazetari Dyrnjaja nuk ia “pëlqen sytë” imamit.

Vërtitet e vërtitet në shkrim në të njëjtat fjalë, të njëjtat këndvështrime këndshtrembëra, të njëjtat dyshime, siç një morri sosh që e kanë kthyer në sport goditjen ndaj Elvis Naçit, pa asnjë shkak real, asnjë gjetje, asnjë të papritur në protagonizmin e këtij të fundit. Pra, është një ritual i mërzitshëm, i kombinuar mes një heshtje e trazimi që ia zënë vendin njëra-tjetrës, kurrë me ndonjë shkak të caktuar. Ky shkak, brenda logjikës gazetareske, duhej të ishte denoncimi i dikujt ndaj Naçit, një akuzë, një përplasje, një pretendim, i cili me të drejtë mund të hidhte hije dyshimi mbi rolin e moralin e personit që ka zgjedhur të bëjë atë që bën. Për këtë, mjaft të kujtojmë misionin “Eleonorë”, pra të Eleonorës së famshme që përfundoi me vetëvrasje, e cila ndryshe nga sa shfaqej në një anë të saj, me aureolën e një shentoreje, njëherësh akuzohej e ishte në gjyq për zaptim prone. Dhe çështja “Eleonorë” nuk doli nga anti-pati personale të shprehura në vetën e parë, siç Dyrnjaja e të ngjashëm me të, por nga një punë investiguese e gazetares Irena Shabanaj te Shekulli (viti 2001), e cila i ofroi publikut fakte kompromentuese për shenjtoren e vetëshpallur të tillë.

Ndërsa Vis Naçi nuk ka asnjë dritë-hije, as nuk fsheh gjë se nga vijnë donacionet, as ku shkojnë ato, e as se cili është roli i tij, që është ai që është: një ndërmjetës mes donatorit dhe nevojtarit.

Dhe kjo nuk është diçka e panjohur; misione të tilla kanë funksionuar në vite e funksionojnë kudo, sigurisht dhe në Shqipëri apo hapësirat shqiptare, ku ca janë të njohura për publikun e ca jo.

Fjala vjen, në Kosovë është misioni “Jetimët e Ballkanit”. E drejton Halil Kastrati, gjithashtu  dhe hoxhë, por askush nuk merret me të siç me Vis Naçin në Shqipëri. Por dhe duke qëndruar në Shqipëri, krahas Naçit me “Firdeusin” e tij, funksionon dhe “Fundjavë Ndryshe” e Arbër Hajdarit, me përmasa goxha të mëdha si misioni humanitar, deri në ndërtimin e një kompeksi gjigand trajtimi e magazinimi ndihmash, që do të thotë se dhe ai qarkullon fonde të majme donacionesh, por gjersa askush nuk është ankuar ndaj tij, nuk ekziston ndonjë akuzë a denoncim, e prej misionit të tij përfitojnë qindra njerëz në nevojë, nuk ka sesi që të ndërtohen narrativa mllefi në vetën e parë, bazuar në mospëlqime personale për “ngjyrën e syve”.

Ndërkohë, në krah të Naçit është dhe Sidrit Bejleri, një figurë e njohur e artit muzikor, me një profil të pastër publik nga pikëpamja etike dhe morale. E nuk bën që ndërsa sulmon Naçin, të harrosh Bejlerin. Ndaj pyetja është: pse ky i fundit nuk sulmohet? Pse nuk sulmohet gjithashtu dhe Arbër Hajdari?

Eshtë e qartë pse. Askush nga ata nuk gëzon dhe statusin “pështjellues” të një imami me ndikimi në narracionin fetar, kjo për shpirtëra më shumë se sa cmirëzinj të rëndomtë. E ndërkohë, Naçi dhe në këtë pikë nuk ka çfarë fsheh e as fsheh gjë. Po, ai është një imam, vijon ta ushtrojë këtë detyrë klerikale, ku dhe në këtë profil ka një integritet të spikatur, pasi s’është përfolur kurrë për gjëra që ia kompromentojnë rolin e tij fetar. Elvis Naçi nuk është një figurë me nuanca okulte. Që në vitin 2000, duke drejtuar një nga xhamitë më të zëshme të Tiranës, atë të Tabakëve,  ai ka qenë i njohur për publikun, thjesht si  një imam që me aftësinë e tij ligjëruese e sharmin rinor zotëron aftësinë e thithjes së rinisë drejt besimit, njëherësh duke mos qenë i njohur për ndonjë proçkë apo të pabërë, si klerik e si njeri.

Ndaj ku është problemi?

Shihni se ç’shkruan Dyrnjaja, bash si kur ato momente që ka hedhur rreshtat, te ishte te Zheji si “analist i thellë” e jo si gazetar normal te Top Talk-u, ku e paqarta bëhet e qartë nga ballafaqimi, nga raporti pyetje-përgjigje:

“Herë pas here bëhen publike donacione për blerje shtëpish, apo akordime pensionesh për familje të varfëra që janë asgjë në raport me miliona euro donacione që shqiptarët zemërbardhë dhurojnë për bashkëatdhetarët e pamundur”.

Tani, që të dalësh në këtë konkluzion, e kjo duke qenë gazetar në gati më shumë se dy dekada, më së paku duhet të kesh kryer një investigim, prej së cilit të kesh dalë me ca shifra, të kesh bërë ca ballafaqime mes tyre, e në fund të kesh konkluduar në abuzivitete të provuara me plus-minuse. Sepse kur është fjala për shifra, nuk mund të funksionojë perceptimi pa kalkulimet e ftohta të tyre.

Dyrnjaja, si të ishte produkt i Zhejit dhe jo i TOP-it, nuk ofron as shifra, as kalkulime, as fakte në gjithë ç’shkruan, e në fund kërkon hetime nga prokuroria(!!!).

Kështu pra, gazetari që është diplomuar në Juridik, po sjell një revolucion në lëmën e akuzës, ku kjo e fundi hap një proces nga fakti se X-i nuk e pëlqen apo ka dyshime rreth Y-it.

Mirë që jurist s’është bërë dot, po pse kërkon të zhbëhet dhe si gazetar? /tesheshi.com/      

Related Posts

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?
Kryesore

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?
Kritikë

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Next Post
Risi komunikative nga Rama: përshëndet me “selam”

Risi komunikative nga Rama: përshëndet me "selam"

Trump: optimist për vaksinën, optimist dhe për ekonominë

Trump: optimist për vaksinën, optimist dhe për ekonominë

BE, si Rama për tërmetin: në kërkim të 7.5 miliard eurove për COVID-in

BE, si Rama për tërmetin: në kërkim të 7.5 miliard eurove për COVID-in

TË FUNDIT

  • Të fundit
Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni