Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHËNIM/ Gara e shifrave: pse PD po dështon të jetë Deep Purple?

by te Sheshi
14/05/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
SHËNIM/ Gara e shifrave: pse PD po dështon të jetë Deep Purple?

Ankthi i këtyre ditëve në pritje të protestës së PD-së, përzihej dhe me një kërshëri mbi numrin e pjesëmarrësve.

Që nga 18 shkurti, opozita nuk kishte thirrur më njerëz në shesh. Ishte vetëm çadra ajo që përfaqsonte dhe përçonte frymën anti-qeveritare, e cila mblidhte njerëz në terma të një mase njerëzore vetëm dy herë në ditë, një orë paradite e një orë pasdite, për fjalimet përkatëse te kryetarit Basha.

Protesta e 18 shkurtit, por dhe të tjera para saj, kanë qenë goxha masive dhe bindëse në frymën e pakënaqësisë dhe zhgënjimit nga qeverisja e Ramës; pasi duhet thënë se jo të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë militantë apo anëtarë të PD-së. Ka patur mes tyre dhe sosh me status thjesht “qytetari”.

Për çdo rast, ligjërimi opozitar i ka përshkruar ato me gjuhë hiperbolike, duke e cilësuar çdonjërën si “më të madhen”, “më gjiganten” që kish parë periudha e pluralizmit. Dhe kjo është një histori më vete.

PD, që në ngjizje të saj armën më të fortë pati mitingjet, masën e frikshme njerëzore në to, e cila i shkonte shumë përshtat dhe stilit populist të kumtimit politik të Berishës. Në to, Berisha mjaft të hapte gojë, pa u pritur se çdo thoshte, dhe turmat shpërthenin në ilaritet, pa dëgjuar dhe pa kuptuar asgjë nga ajo që kumtonte lideri. Dhe kjo e lehtësoi dhe këtë të fundit, i cili kur nuk u sforcua kurrë për t’i dhënë kualitet pak më intelektual fjalimeve. Mjaftonin ca fraza mballomatike, me akuzat e premtime brenda tyre dhe kaq. Suksesi ishte i garantuar. Dhe ky trend, kjo traditë, tentohet të mbahet dhe sot e gjallë. Edhe për faktin se PD ende drejtohet nga Berisha në gjithë botëkuptimin, frymën dhe stilin e saj të politikëbërjes.

Dhe dje, sapo nisi protesta e derisa përfundoi, një pjesë e medias dhe e njerëzisë ishte e fokusuar tek pjesëmarrja. Sapo ajo mbarroi nisi gara e shifrave, e ngacmuar kjo dhe nga një status i Berishës në FB, ku siç i paralajmëronte një ditë më parë 600 mijë të pranishmit në shesh, po ashtu po i potenconte ato pak minuta para nisjes së protestës. A ishin aq? Sigurisht që jo. Madje mund të thuhet se as në kohërat më të lavdishme të PD-së nuk kanë qenë 600 mijë.

Sa për info, kjo shifër mbahet si një rekord në botën e Rock & Rroll-it, arritur vetëm nga Deep Purple në një koncert të tyre në Queens Park të Nju Jorkut në vitet `70, pasuar nga pesha e altoparlanteve 12 ton dhe rrezja e shurdhimit 100 metra. Pra, nuk ka asnjë gjasë që, as politika e as ndonjë event i llojit tjetër të mbledhë 600 mijë njerëz në shesh.

Megjithatë, pala që e mbrojti masivizimin përballë asaj që e denonconte dhe fërkonte duart nga mungesa pjesëmarrjes, ofroi argumentin se “nuk është e rëndësishme pjesëmarrja, sesa mesazhi që u dha”. Dhe kjo është plotësisht e drejtë. Kuazat jo gjithnjë kushtëzohen nga numrat. Ato fillimisht janë kumte, të thella e me thelbin e drejtësisë që jo gjithnjë është i kapshëm e i kuptueshëm nga masa, madje shumë i vështirë për të ndodhur kjo, duke mbetur përgjithësisht i huaj. Por ky vlen si parim i përgjithshëm, ku protesta e PD-së nuk mund të gjejë as shpëtim e as ngushëllim.

Jo se kuaza e saj është e gabuar dhe e padrejtë, porse tenton të shesë atë me numra. Protestat që organizonte Rama pas zgjedhjeve të 2009 me kuazën e kutive, ishin qesharake për nga masiviteti. Por ai nuk pretendoi se kishte të gjithë popullin me vete e as që ato organizime “ishin më madhështoret”.

Në ligjërimin e PD-së është e kundërta: gjithçka i adresohet shifrave dhe tentohet të ushqehet nga shifrat si njësi matëse. Dhe denoncimet ndaj masës zhgënjyese njerëzore, janë më tepër reagime ndaj fyerjes së inteligjencës që ndodh teksa këmbëngulësisht dhe kokëfortësisht, PD imponon shifra gjigandeske dhe mesazhe të hiperbolizuara mbi rekorde përkrahjeje ndaj aksioneve politike të saj.

A ekzistojnë 600 mijë të zhgënjyer nga qeverisja e Ramës? Sigurisht që po dhe janë shumë pak. Me gjasë shkojnë tek 1 milion; shuplaka që një tjetër opozitë, më me respekt ndaj vetes dhe njerëzve, më e ndjeshme dhe më e ndërgjegjshme për atë çfarë ka bërë keq e çfarë duhet të ndryshojë për mirë, më e përulur dhe kërkuese ndaj vetes në terma reformimi, do kish bërë që t’i ktheheshin surratit kësaj mazhoranca në krye të katër viteve qeverisjeje llahtarisht zhgënjyese. Përkundër kësaj, preferon të merret më shifrat. Ndaj dhe nga shifrat do e pësojë. Siç ndodhi dhe këtë të shtunë.

PD-së i duhet shumë për të qenë Deep Purple. Të këndosh si Sinani e të pretendosh të ndiqesh si Jan Gilan, sikur nuk shkon…/tesheshi.com/                                                                                                    

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Një aksident i padëshiruar, helikopteri tenton të ulet në jaht por bie në det

Një aksident i padëshiruar, helikopteri tenton të ulet në jaht por bie në det

Inaugurimi presidencial në Elize: Macron merr pushtetin në duar

Inaugurimi presidencial në Elize: Macron merr pushtetin në duar

Ministri i jashtëm Bushati, status për Arbana Xharrën! Nuk duket pak si e tepërt?

Ministri i jashtëm Bushati, status për Arbana Xharrën! Nuk duket pak si e tepërt?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni