Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHËNIM: A është Specialja shkaku pse PDK-ja i do zgjedhjet e parakohshme e LDK-ja jo?

by te Sheshi
25/10/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
SHËNIM: A është Specialja shkaku pse PDK-ja i do zgjedhjet e parakohshme e LDK-ja jo?

Nga Blendi Gashi

Koalicioni PDK-LDK në Kosovë ka mandat qeverisës deri më 10 qershor të vitit 2018-të, por ky afat zgjedhor fare lehtë mund të mos respektohet. Megjithatë, një gjë e tillë varet nga partitë në pushtet dhe jo nga opozita.

Përkundër presionit të partive opozitare dhe analistëve politik se vendi duhet të shkoj në zgjedhje të reja për shkak të krizës, dy partitë në pushtet disa herë kanë përsëritur qëndrimin se do të vazhdojnë bashkëqeverisjen deri në fund të mandatit.

Për këtë çështje ditët e fundit janë “përplasur” partitë në koalicion.

Ndërsa  LDK-ja dhe kreu i saj vazhdojnë të palëkundër në qëndrimin se nuk do të ketë zgjedhje të reja deri më 2018-të, aq e sigurt nuk është partia tjetër në koalicion PDK-ja dhe kreu i saj, Kadri Veseli.

Ky i fundit, përmes deklarimeve që bëri la të hapur mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, duke thënë se “nuk bëhet kiameti nëse shkohet në zgjedhje të reja”.

Ndoshta për PDK-në dhe Veselin ky është edhe qëllimi, pra zgjedhjet e reja; por për LDK-në siç duket vërtet bëhet “kiameti” nëse vendi shkon në zgjedhje.

Të paktën kështu lënë të kuptojnë deklaratat e zyrtarëve të lartë të kësaj partie të cilët njëzëri janë kundër shkuarjes në zgjedhje, edhe pse me gjysmë zëri thonë se “jemi gati”.

Ja pse LDK nuk dëshiron zgjedhje

Duke parë qëndrimet “pro et contra” të partnerëve të koalicionit për çuarjen e vendin në zgjedhje, shtrohet pyetja: pse ky hezitim i madh i LDK-së dhe kjo gatishmëri e PDK-së?

Arsyeja kryesore pse dy partnerët e koalicionit kanë qëndrime të ndryshme për mbajtjen e zgjedhje e që dolën në pah ditëve të fundit, mendohet se është Gjykata Speciale.

Janë vet njohës të rrethanave politike në vend që ditëve të fundit kanë thënë se LDK-së nuk i konvenojnë zgjedhjet e parakohshme, për arsye se kjo parti po pret të funksionalizohet Gjykata Speciale, me idenë se do  prekë elementë brenda PDK-së.

Pra, LDK-ja po shpreson që zgjedhjet të mbahen pas aktakuzave të para të Speciales, duke mbajtur shpresë që Specialja do ta shkatërroj PDK-në.

Arsye tjetër pse LDK-ja nuk i do tani zgjedhjet, por që sigurisht nuk e thotë, janë edhe sondazhet që janë bërë muajt e fundit ku PDK-në e Kadri Veselit e nxjerrin të parën, Vetëvendosje-n të dytën, kurse LDK-në të tretën. Kjo është edhe një gjë që e frikëson LDK-në e Isa Mustafës.

Ja arsyet pse PDK është pro shkuarjes në zgjedhje

Ndërsa LDK-ja ka disa arsye pse nuk preferon shkuarjen në zgjedhje, në anën tjetër PDK-ja dhe Kadri Veseli kryetar i saj që paralajmëroi së fundmi si mundësi zgjedhjet e parakohshme, ka muaj që ka nisur në terren takimet me struktura të partisë.

Veseli, në tipin e një fushate të heshtur zgjedhore nuk lë ditë pothuajse që nuk shkon për vizitë në fshatra të ndryshme të vendit ku takon qytetarë, sigurisht kjo një parapërgatitje e tij për zgjedhje të reja dhe për të ecur drejt pozitës së kryeminsitrit të vendit.

E thonë edhe analistët politikë, se Kadri Veseli dhe PDK-ja kanë një arsye të madhe pse duan që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt.

Partia më e madhe në vend synon zgjedhjet para Speciales, me shpresë se do të përfitojnë nga dështimet e shumta të LDK-së në krye të qeverisë, dhe nga frika se pas aktakuzave të para të Gjykatës Speciale, do të ndodhë më e keqja, ajo që e dëshiron LDK-ja (të arrestohen kokat e PDK-së).

PDK-ja dhe Veseli i duan zgjedhjet e reja pasi janë plotësisht të bindur se partia e tyre do të dalë e para në zgjedhje, dhe kështu do ta ketë të drejtë ta formoi qeverinë dhe t’ia merr LDK-së kryeministrin.

Pra, me mbajtjen e zgjedhjeve të reja, PDK sipas të gjitha gjasave për herë të parë që nga paslufta do të mund të udhëheq me dy postet kryesore të shtetit, të presidentit të cilën pozitë tashmë veç e ushtron ish lideri i saj historik Hashim Thaçi, por në të njëjtën kohë do ta marrë edhe pozitën e kryeministrit, të cilën sipas të gjitha gjasave do ta rahatojë kreun e saj, Kadri Veseli.

Duke parë synimin e Veselit për të marrë postin e kryeministrit, por edhe sondazhet e fundit, është mëse e qartë pse PDK është pro shkuarjes në zgjedhje e LDK kundër.

Megjithatë, përkundër matematikave të dy partive në pushtet, janë qytetarët e vendit ata të cilët me votën e tyre përcaktojnë se cilës prej partive do t’ia besojnë udhëheqjen e shtetit, kurdo që mbahen zgjedhjet paralamentare më 2017-të apo 2018-të. /tesheshi.com/

Related Posts

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët
Kryesore

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza
Ballkani

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama
Politikë

Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

11/07/2025
Next Post
Nostalgji e trishtë: Kur Perlat Musta hante gol nga gjermanët…në  fund të ndeshjes

Nostalgji e trishtë: Kur Perlat Musta hante gol nga gjermanët...në fund të ndeshjes

Edi Rama ka shkarkuar Ylli Manjanin?!

Edi Rama ka shkarkuar Ylli Manjanin?!

Karlos Alberto nuk është më: shuhet ish-kapiteni i Brazilit

Karlos Alberto nuk është më: shuhet ish-kapiteni i Brazilit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni