Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHËNIM: Pse heshtin Xhafajt ndaj akuzave të PD-së, gojën a vetëm për bukë e kanë?!

by te Sheshi
06/08/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
SHËNIM: Pse heshtin Xhafajt ndaj akuzave të PD-së, gojën a vetëm për bukë e kanë?!

Deputetet e PS, Fatmir Xhafa dhe Taulant Balla, duke dale nga nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ne lidhje me projektligjin per faljen e detyrimeve te ish ushtarakeve ne skemen e pensioneve suplementare./r/n/r/nLawmakers, Fatmir Xhafa and Taulant Balla, during a parliamentary session.

Çdokush që e ndjen veten vërtet të ndershëm; që ka investuar për të mos qenë cipëplasur; që është kujdesuar që emri i tij të përmendet kudo e kurdo për mirë; që atë çka fituar e ka vetëm me nder e djersë…a mund ta paramendojë veten se si do ishte ndjerë nëse ndokush, qoftë dhe Sali Berisha, do e kish bërë rezil në publik për të kundërtën?!

Nuk do ish përmbajtur dot, e do kishte gjetur mënyrën për t’iu  përveshur, ku me ndonjë përgënjeshtrim verbal, e ku me ndonjë denoncim për shpifje. Dhe kjo do ishte mëse njerëzore. Pra mjaft ta provojë tek vetja, sigurisht nëse i plotëson kriteret që e bëjnë vërtet të paimplikueshëm në pandershmëri, etike apo ligjore.

Mirëpo Agron Xhafa, njeriu i shënjestruar prej disa ditësh nga PD-ja, i akuzuar si narkotrafikant ndërkombëtar e në kërkim nga autoritetet venezueliane, as që i ndihet zëri. As vëllait të tij me shumë emër në politikë, Fatmir Xhafa, padyshim shkakut kryesor për daljen e tij në skenë.

Ka folur vetëm Edi Rama, me një frazë sipas së cilës Agron Xhafa të ngjan me një zanatçi të rëndomtë, që shkon çdo ditë në punë me bukë me vete nën sqetull.

“Dhe në stilin e tij të vjetër e të neveritshëm bolshevik, ka ngritur një akuzë mbi një histori të sajuar këmbë e krye, për të vëllanë e Fatmirit. Një histori me drogë venezuelane, për babain e dy fëmijëve që është në punën e tij të ndershme dhe ka vetëm një faj:

Eshtë vëllai i njeriut që drejton Komisionin e Posaçëm Parlamentar për reformën më të rëndësishme dhe më të vështirë të 25 vjetëve të fundit!”, shkrojti Rama tre ditë më parë.

“…për babain e dy fëmijëve që është në punën e tij të ndershme…”(!)

Ok që paska dy fëmijë (ndërkohë që mund të kishte dhe më tepër, tre, katër, ose dhe një, ose mund të ishte dhe beqar fare), por cila është puna që bën dhe që për më tepër është e ndershme?! E nëse nuk e thotë Rama, pse nuk del vetë ai, Agroni pra, që ta thotë se ç’punë bën?!

Rama e ka obligim partiak të mbrojë Xhafën Fatmir, si të tijin në punët e qeverisjes, por askënd nga trungu i tij familjar.

Frazën mbrojtëse, Rama e ka vënë në mes të një teksti fshikullues ndaj Sali Berishës, me kryefjalë gojështhurrjen e tij. Dhe kjo është plotësisht e vërtetë. Por po aq e vërtetë është dhe ajo sipas së cilës Berisha jo gjithnjë gabon në shënjestër, ndodh që ia qëllon dhe tejet saktë madje.

Sa për “arsyen opozitare” të goditjes së Fatmir Xhafës nëpërmjet vëllait të tij, edhe sikur mos ekzistonte “vëllai” si prishës imazhi, emri i Fatmir Xhafës nuk i shkon aspak një reforme në drejtësi me nuanca shenjtëruese.

Më shumë se si një jurist i zoti, ai vjen në politikë si një personazhi aktiv i ish-sistemit komunist, një danoç burrë për të ngrënë bukë me anë të partisë. Lexo: Kur Fatmir Xhafa i reformës në drejtësi adhuronte Stalinin: na frymëzon jeta dhe vepra e tij!

Reforma në drejtësi, për të qenë e besueshme në shenjtërinë e promovuar, do i kish dashur ca autorë me biografi më të pastër politike, në mos dhe familjare.

Dhe meqë u përmend “buka” pak më sipër, kjo heshtje e Fatmir Xhafës dhe e të vëllait për t’i përgënjeshtruar akuzat e PD-së, të ngjan me “gojën vetëm për bukë” të personazheve në  fjalë!  /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Përzierja që ju duhet kundër këmbëve të plasaritura

Përzierja që ju duhet kundër këmbëve të plasaritura

Roma arrin marrëveshjen me belgun Vermaelen

Roma arrin marrëveshjen me belgun Vermaelen

Suedia vijon ta mbështesë anëtarësimin e Turqisë në BE

Suedia vijon ta mbështesë anëtarësimin e Turqisë në BE

TË FUNDIT

  • Të fundit
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni