Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHËNIM/ Çfarë na thotë mercedezi luksoz i 24-vjeçarit të plagosur tek Komuna e Parisit

by te Sheshi
04/08/2017
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
SHËNIM/ Çfarë na thotë mercedezi luksoz i 24-vjeçarit të plagosur tek Komuna e Parisit

Një 24-vjeçar mbeti i plagosur një natë më parë tek Komuna e Parisit, pas një shkëmbimi zjarri mes të rinjve.

Pamjet filmike shfaqën një mercedez luksoz të braktisur, që mendohet se drejtohej nga i plagosuri, Lorenc Hoxha me origjinë nga Bulqiza.

Më tej, si pjesë e informimit mediatik mbi të plagosurin, janë dhe fotot e tij në automjete të tjera luksoze. Aty ai pozon në një delir tipik prej atij që jeta i nis dhe i mbaron tek timoni. Eshtë tërësisht çështje e tij, e shijes së tij mbi jetën.

Edhe në komunizëm kishte sosh që iu ishte bërë mendja biçikletë (pasuri e madhe në atë kohë), ose dhe makinë, por vetëm si pasion për t’u bërë shofer. Madje për këtë nuk e kishin problem dhe të qetheshin tullë, meqë dhe kurset e shoferit ta diktonin këtë masë etike.

Ndërsa tani çështja është krejt ndryshe. Tani duhet t’i frikësohesh atij që është në timonin e një automjeti luksoz; që ka një qëndrim prej një kapadaiu provincial, me një dorë në timon e tjetrën duke folur në celular; dhe që nga bokset i del një asoj muzike nga më idiotet e mundshme, pasqyrim i psiqikës katastrofike që e sundon në stil jete, komunikim dhe sjellje.

Gjithsesi, të gjitha janë çështje e tij, deri në momentin kur shfaqen kërcënueshëm për shoqërinë. Madje, me një lexim të thjeshtë psikologjik, ata i përkasin totalisht sferës së dytë.

Shija e tyre e jetës, personaliteti i tyre i përçundëm, është tmerri ynë!

A nuk mjafton fakti se kanë bërë luftë në një lagje mes banorëve, ku për pako gjë mund të kishin shkaktuar viktima të pafajshme ? Dhe bëhet fjalë për tipologji që tej vetes nuk shohin asgjë, nuk ndjenjë asgjë, nuk u intereson asgjë.

Por më e keqja është se ata ndihen të sigurt e jo ne!

Ata janë të sigurt deri sa në çastin që shkrepin armën. Më pas nis loja me policinë, por ka gjasë që t’a hedhin lumin. Dhe e dini pse? Sepse ata hetohen në pjesën më të parëndësishme të krimit dhe jo në atë më të rëndësishmen, që është dhe thelbi: posedimi i automjteteve të luksit në një moshë aq të re, kur nuk kanë as ndonjë zanat dhe kur nuk kanë punuar asnjë ditë.

Mercedezi i braktisur i të plagosurit

Do mjaftonte një ndalim i thjeshtë policor ku drejtuesit, që me një vështrim zbërthyes e shpalos statusin e vet social, t’i kërkoheshin jo dokumentat e automjetit por se me çfarë parash është blerë dhe si i ka siguruar ato, e që gjithçka të zgjidhej në moment duke ia bërë të pamundur atij ndjekjen e një stili jete, qartësisht me tendenca kriminale, që më pas bën gjëmën.

Por fatkeqësisht kjo nuk ndodh. Paradoksalisht, gjithçka është përqëndruar tek aksidentet, eliminimi i viktimave prej tyre, duke kontrolluar për rrip sigurimi, alkol, patentë; ndërsa me krimin në timon nuk ndodh asgjë, ndërkohë që është më i lehti për t’u identifikuar.

Nuk është nevoja të jesh i shkolluar për rend, për të kuptuar se janë një masë automjtetesh luksoze ku nuk ka gjasë që brenda tyre të jetë një njeri punëtor, i ndershëm, i rregullt me ligjin dhe që pasurinë e ka me djersë. Kurrë nëse është fjala për Shqipërinë.

Pra, nëse para hundës së një patrullë policore kalon një mercedez si i ai i të plagosurit Lorenc Hoxha, me këtë të fundit në timon, dhe ai nuk nuhatet me të parën që i përket botës së krimit mu prej moslidhjes së natyrshme mes llojit të automjetit dhe poseduesit, atëherë ata nuk kanë me pse e mbajnë atë rrobë, nuk kanë më pse marrin pagën nga taksat tona, dhe janë të mallkuar nëse ndëshkojnë ndonjë të urtë e të butë për pako gjë në shkeljen e ligjit.

Të mallkuar, pasi po bëjnë një padrejtësi.

Dhe kjo nuk është policia që duam. Ajo që do donim, do ishte ajo polici që e ndalon një automjet luksoz dhe i kërkon drejtuesit të justifikojë blerjen e saj, ku dhe si i ka fituar ato para. Është një prej mënyrave për ta bërë zap krimin, atë që po na e bën jetën sterrë çdo ditë…/tesheshi.com/

Related Posts

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Next Post
E rrallë: Iriqë të vegjël humbin nënën e tyre, macja jua zëvëndëson me veten e saj (video)

E rrallë: Iriqë të vegjël humbin nënën e tyre, macja jua zëvëndëson me veten e saj (video)

Kroçera luksoze ndalon në Sarandë, por ajo që ndodh është e papranueshme…

Kroçera luksoze ndalon në Sarandë, por ajo që ndodh është e papranueshme…

Gratë në Maqedoni, ja halli i madh që i ka zënë me burrat

Gratë në Maqedoni, ja halli i madh që i ka zënë me burrat

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni