Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHËNIM/ Ca frikëra të paarsyeshme dhe të arsyeshme nga mësim-besimi në shkolla

by te Sheshi
12/04/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
SHËNIM/ Ca frikëra të paarsyeshme dhe të arsyeshme nga mësim-besimi në shkolla

Lajmi se kryeministri ka ndërmend të fusi orën e mësim-besimit nëpër programet shkollore u përhap me shpejtësi nga agjencitë e portalet e shumta në shqip. Blogosfera shqiptare është angazhuar tashmë me argumentet e shumta pro et contra… ajo që është e nevojshme dhe një domosdoshmëri është një moral, i cili të ndikojë në jetën e përditshme të çdo individi dhe në shoqëri në përgjithësi.

Deklarimi i kryeministrit erdhi në një moment politik në të cilin po diskutohet gjerësisht vendim-marrja e tij politike brenda partisë së tij dhe në ekzekutiv. Ndërkaq pavarësisht përplasjeve në shqyrtimin e këtij deklarimi ka një nevojë reale pikërisht për një moral më të mirë, që do të na ofrohej nëpërmjet edhe një ore të mësim-besimit.

Deri tashti asnjë pjesë e shoqërisë laike nuk e ka marrë përsipër ta zgjidhë këtë mish-mash shoqëror, madje ligjvënësit kanë dhënë mesazhe të kundërta nëpërmjet veseve të tyre të jetës private, që kanë zbukuruar kronikat e faqeve rozë të gazetave dhe televizioneve. Pjesa më e shëndoshë në këtë drejtim janë pikërisht pjesa fetare e shoqërisë që shkon në kisha e xhami. Ata kanë treguar deri tashti integritet moral në jetën e përditshme dhe në institucionet qeverisëse qendrore apo lokale, ku ata japin kontributin e tyre në shoqëri.

Po bëhet një kohë e gjatë, që një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë shqiptare vuan simptomat e një degradimi psikik e moral me rrjedhojë prezencën e dukurive të tilla, si zvetënimi moral, shkatërrimi i familjes si qeliza bazë e shoqërisë, rritja e kriminalitetit në përmasa të papara ndonjëherë në vendin tonë, deri tek krimi i organizuar, përhapja e prostitucionit, trafikimi i drogës dhe qenieve njerëzore, shtimi në përmasa të frikshme i hakmarrjes dhe gjakmarrjes, korrupsioni i përhapur gjerësisht në Administratën Publike, në sistemin arsimor, atë mjekësor, e sidomos në sistemin e drejtësisë etj.

Është e padyshimtë, se shkaku kryesor i një situate të tillë të shoqërisë shqiptare e ka fillesën në periudhën e diktaturës komuniste pothuaj gjysmë-shekullore, kur dy brezni shqiptarësh u privuan nga besimi në Zotin dhe urdhëresat e Tij, dhe atyre iu imponua një edukim intensiv me idetë e ateizmit e të një materializmi ekstrem. Pas këtij procesi të imponuar nga një aparat shtetëror tejet represiv, shoqëria shqiptare në Agun e Demokracisë u ndodh në një situatë të ngjashme me trupin e një njeriu, të cilit i është shkatërruar sistemi imun.

Shoqëria civile para disa vjetësh ka diskutuar mbi nevojën e një ore mësim-besimi pikërisht për shkak se fenomenet negative sociale ishin në nivele të larta. Vitet kanë kaluar dhe asgjë nuk ka ndryshuar për mirë, gjërat janë përkeqësuar dhe tashmë ndjehet një nevojë shumë më e madhe mbi edukimin e rinisë tonë.

Realiteti e kërkon, se ky ligj duhet të ketë një propozim konkret, një projekt-draft paraprirës, i cili fillimisht duhet të diskutohet me komunitetet fetare dhe shoqërinë civile. Më pas i duhet kushtuar kujdes programeve që do të ngrihen, duke kujtuar këtu se pak kohë më parë në një nga tekstet e sociologjisë të shkollave të mesme në qarkullim thuhej, që “Muhamedi është biri i Zotit”, gjë që lëndoi ndjenjat e muslimanëve. Për të shmangur të tilla pakënaqësi kërkohet një këshillim paraprak dhe marrja e teksteve sqaruese nga ana e Ministrisë prej autoriteteve fetare. /tesheshi.com/

Related Posts

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Next Post
Humbën jetën në Shkodër, Ministrja Kodheli i kërkon Presidentit të dekorojë pilotët

Humbën jetën në Shkodër, Ministrja Kodheli i kërkon Presidentit të dekorojë pilotët

Problem që prej vitit 2012, shoqërohet në gjykatë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje

Problem që prej vitit 2012, shoqërohet në gjykatë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje

Nga Ali PAJAZITI: Eurobasketi dhe etnofashizmi

Nga Ali PAJAZITI: Stisje moralpolitike

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni