Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHËNIM/ Bunkeri si provokim, protesta si një vrimë në ujë, dhe një zgjidhje e sugjeruar nga larg

by te Sheshi
22/09/2015
in Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
SHËNIM/ Bunkeri si provokim, protesta si një vrimë në ujë, dhe një zgjidhje e sugjeruar nga larg

Nga Bujar M. Hoxha

Karagjozllëku është në modë tek ne, e të qenit karagjoz shtohet proporcionalisht me ngjitjen e njeriut në pushtet. Shprehje e shkëlqyer e këtij tipari është ngritja e një bunkeri në oborrin e Ministrisë së Brendshme. Çfarëdo që të jetë arsyetimi, sado bindëse të jetë logjika, është krejt e pafalshme që objekte të cilat personifikojnë diktaturën komuniste të nxjerrin krye në mes të Tiranës, në mes të institucioneve më serioze të shtetit. Ky është më i fundit akt i një serie të gjatë provokimesh me ndjenjat e atyre që e kanë provuar mbi shpinën e tyre terrorin e kuq. Vetëm para pak ditësh u rishfaqën në Pezë portretet e diktatorit, me dasmën që zgjati tre ditë të tëra, të organizuar nga qejfliu i dasmave, kryetari i ri i Bashkisë.

Në anën tjetër, marrë idealisht, protesta ndaj ndërtimit të bunkerit famëkeq është e drejta më e vogël që mund t’u njihet ish-të persekutuarve. Zemërimi atyre u vjen nga brenda, e u shtohet kur kuptojnë se pas 25 vitesh këtu nuk ka ndryshuar asgjë. Një pjesë e mirë e tyre, ata më me parime, më idealistët, i gjen si mos më keq, mes vuajtjeve të panumërta, si personifikime të talljes së pafund që u ofron pushteti zemërgur shtetasve të vet të damkosur e të nëpërkëmbur që në lindje. Mjafton të sjellim në mendje dëmshpërblimet për ta. Nisur si një iniciativë humane këtu e shumë vite të shkuara, dhënia e dëmshpërblimit është kthyer në një shpërndarje lëmoshe. Dhe kjo pasi i mjeri i persekutuar t’i ketë lënë këmbët duke bredhur për plotësimin e dokumenteve nëpër lloj-lloj zyra burokratësh.

Dhe kështu bunkeri është një shuplakë më tepër për ta, një poshtërim më shumë, një sfidë tjetër që u bëhet. Veçse protesta banalizohet kur “të djathtët” e PD-së rendin për ta rrëmbyer kauzën e papërlyer. A thua se nuk patën kohë gjatë viteve të tëra në pushtet për të ndërmarrë nisma ligjore që do u kishin mbyllur njëherë e mirë derën iniciativave të tilla denigruese, siç është rasti i ndërtimit të bunkerit. Në të thonë se kanë bërë shumë për të përndjekurit, thjesht gënjejnë. I kanë lënë me një tufë halle, të përçarë, pa shtëpi e katandi, ashtu siç ishin këtu e kur s’mbahet mend.

Ky pushtet ka bërë aq shumë balta, sa opozita duhet ta ketë problem përzgjedhjen se kë të zgjedhë si kauzë, e jo ta kthejë në karnavale një protestë të njëmendtë. Pjesëmarrjen e saj në protestë mbase nuk mund ta ndalosh, por nuk mund ta pranosh kthimin e zemërimit të kulluar të ish-të përndjekurve në një tension artificial.

Po qe se demokratët do ta kishin problem me të vërtetë bunkerin, atë të ndërtuarin tanimë, si dhe atë simbolikun, që është mes nesh, nuk do ta kishin lënë punën për sot, por do i kishin paraprirë çdo tentative për ta patur të gjallë enverizmin në mjedisin tonë.

Një shembull i sjelljes së pritshme politike të PD-së e kompani vjen nga Rusia e largët, nga vendi ku komunizmi ka folenë. Iniciativa e fundit ligjvënëse e një anëtari të parlamentit rus tregon fare mirë se si mund të luftohet ngritja e bunkerëve të tjerë, jo me protesta të pafrytshme, por me hartimin e ligjeve të rrepta, që nuk do t’i lenë rrugëdalje frymës së diktaturës që gjallon ende në një pjesë të mirë të shoqërisë sonë. Mbase nisma e parlamentarit rus nuk ka lidhje të atypëratyshme me bunkerin, por me ata që patën guximin të nisin ta ndërtojnë sigurisht që ka.

Projektligji i hartuar nga Konstantin Dobrynin, zëvendësdrejtuesi i Komisionit për Ligjin Kushtetues të Dhomës së Lartë të parlamentit rus, parashikon ndalimin e çdo përpjekjeje publike për t’i përligjur krimet e regjimit stalinist dhe kategorizimin e të tëra punëve mbi këtë çështje si materiale ekstremiste. Projektligji shkon më tej, duke kërkuar ndalimin e emërtimit të zonave të reja gjeografike, të njësive territoriale, të rrugëve e të stacioneve të metrove me emrat e bashkëpunëtorëve në krimet e regjimit stalinist. Dobrynin mendon se gjërat mund të marrin për mirë nëse të tëra punët që përmbajnë përligjje të krimeve të stalinistëve klasifikohen ligjërisht si materiale ekstremiste.

Ja pra, kjo është ajo çka i nevojitet PD-së nëse nuk e duron dot atë bunker. Ndoshta është vonë për demokratët, por ku i dihet, një nismë e këtij lloji në parlament mbase do i bashkonte dhe njëherë rrugët e tyre me ato të ish-të përndjekurve. Një ligj i ngjashëm do t’u mbyllte gojën të gjithë atyre pleqve të matufepsur që diktatorin e diktaturën e kanë në gjak, si dhe do t’u lidhte duart këtyre të rinjve, që na duan njëkohësisht enverizmin dhe pronën private, paratë e makinat e shtrenjta dhe ideologjinë komuniste, Konferencën e Pezës dhe klubet e natës. Ndryshe, më keq do shkojë kjo punë.  /tesheshi.com/  

Related Posts

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Next Post
VIDEO/Vajza e vogël u jep një leksion jete prindërve të divorcuar: Mundohuni të jeni miq

VIDEO/Vajza e vogël u jep një leksion jete prindërve të divorcuar: Mundohuni të jeni miq

Ndërpritet seanca e Kuvendit: opozita qëllon me vezë kryeministrin Mustafa

Ndërpritet seanca e Kuvendit: opozita qëllon me vezë kryeministrin Mustafa

Deputetja Alma Lama: Sulmi me vezë ndaj kryeministrit, sjellje e pahijshme e opozitës

Deputetja Alma Lama: Sulmi me vezë ndaj kryeministrit, sjellje e pahijshme e opozitës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni