Është një frazë që Basha e përdor shpeshtazi në fjalimet e tij kohët e fundit: mesazhi se ai, pushtetin nuk e do për vete por për njerëzit. E thotë rëndom siç e tha dhe së fundi në protestën e kësaj të shtune. E thotë pa ndonjë stisje të bukur letrare, dhe e thotë gjithashtu pa vlerë postulative. Ajo, si shumë të tjera, shkrihet në të tërën, pa mundur dot të dalë mbi krye.
Po pse e thotë? Nuk do shumë mend. Ai mendon, se popullin mendon, se ai pushtetin e do për vete.
Përciptazi kështu duket, por Basha nuk ka pse ta vërë këtë gjë në rend të parë te krijimi i profilit bindës. Problemi i tij është më i thellë së kaq, sepse nuk është çështja nëse pushtetin e do për vetë apo për njerëzit. Problemi është nëse është i aftë për t’ju besuar pushtet.
Basha vjen nga një CV e pasur pushteti. I janë besuar në vitet e qeverisjes së PD-së katër dikastere si ministër e plus Bashkinë e Tiranës. Prej 6 vitesh ka dhe partinë nën drejtim. Dhe është pikërisht kjo pasuri pushteti që i është dhënë, treguesi boomerang i tij i të ardhmes së tij politike. Basha nuk mundur dot të krijojë një model frymëzues. Nuk ka mundur të jetë prodhimtar në risi, standarte, frymë, praktika, të cilat do i jepnin atij një profil origjinal e tërheqës. Pra një CV e pasur por bosh në produkt. Basha nuk ka mundur të jetë era Basha. Ai ka mbetur një individ pa u bërë dot fenomen.
Ndaj, edhe nëse besohet se vërtet pushtetin nuk e do për vetë por për njerëzit – deklarim që mund të jetë tërësisht i sinqertë – problemi më i madh i tij gjetkë, te thelbi i një aspiruesi për pushtet: e bën dot? /tesheshi.com/