Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SHENIM/ 24 minutat e tërbuara të Ronaldo-s në “Camp Nou”

by te Sheshi
14/08/2017
in Kryesore, Sport
Reading Time: 3 mins read
A A
SHENIM/ 24 minutat e tërbuara të Ronaldo-s në “Camp Nou”

Nga Bujar M. Hoxha

Vetëm pak ditë pasi golat e Cristiano Ronaldo-s ndaj Juventusit i kishin dhënë një tjetër trofe të Champions League-s Realit të Madridit në nisje të qershorit, portugezi kërcënonte të largohej.Bota e futbollit do të tronditej ende pa marrë vrull fushata verore e transferimeve.

Zhurma për largimin e mundshëm të Ronaldo-s nga Reali do të fashitej me kalimin e kohës, do të rikthehej rishtas, por asgjë nuk do ta pengonte atë ta pushtonte “Camp Nou”-n në El Clasico-n e parë zyrtare të sezonit të ri.

Vetëm 24 minuta, por vetëm 24 minuta, do të mjaftonin për 32-vjeçarin për të bërë gjithçka në të parën finale të Superkupës së Spanjës, të luajtur në orët e fundit të së dielës së 13 gushtit.

Askush si ai! Fundamental për Realin!

Ronaldo do të hynte në lojë në minutën e 58-të, duke zëvendësuar Benzema-në. Ndërsa protagonistë do të ishin për shumë momente vendasit, me Pique-nëqë do të shënonte një autogol, me Messi-n që do të tundte rrjetën nga pika e 11-metërshit pas një simulimi të Suarez-it të shpërblyer gabueshëm nga gjyqtari, do të vinte dhe çasti për portugezin.

Katalizator, shpërthyes, shënues…

“Camp Nou” hesht në minutën e 80-të, atëherë kur Cristiano Ronaldo godet mjeshtërisht nga larg në portën e katalanasve. Një gol i shoqëruar me një karton të verdhë. Muskujt e treguar publikut, sfida ndaj 90.000 tifozëve, e ka një çmim.

Dy minuta më vonë, një fërkim po nga ai me Umtiti-në hyrje të zonës së Barcelonës. Rrëzimi në tokë i Ronaldo-s, i çmuar si jo i njëmendtë nga gjyqtari, merr si përgjigje një tjetër karton të verdhë, të kthyer kësisoj në të kuq.

Këtu mbarojnë 24 minutat në fushë të Ronaldo-s, me veprim final një shtyrje nga pas të arbitruesit të lojës.

Pa të në fushë, Reali godet përsëri për inerci, këtë herë me një perlë të Marco Asensio-s. Të mërkurën do të ketë një El Clasico të dytë të finales së Superkupës; fitorja 1-3 e Realit në të parën sugjeron vazhdimin e një cikli fitues.

Ndryshe nga ç’ngjet me Barcelonën. Mungesa e brazilianit Neymar ishte lehtësisht e spikatshme në finalen e së dielës. Shuma e jashtëzakonshme e parave mund të ketë mbushur arkën e klubit, por ka lënë një gropë të madhe në fushë.

Për ironi të fatit, Neymar do të shënonte mbrëmë, veçse me bluzën e PSG-së, në të parin takim të aktivizuar për skuadrën e kryeqytetit francez. Argëtim, buzëqeshje, gol, pasim për gol. Neymar ngjan mjaft i lumtur në destinacionin e ri.

Kohët e Pep Guardiola-s, që fitonte 14 trofe nga 19 të mundshëm në katër vitet e qëndrimit të tij në krye të Barcelonës, duken të largëta, ashtu siç duken tani dhe ato të Luis Enrique-s, me nëntë trofe të fituar nga 13 të mundshëm në tre sezone. I porsaardhur, tekniku Ernesto Valverde ka malore përpara. Një detyrë që bëhet akoma më e vështirë për të për aq kohë sa rivali i përjetshëm i Barcelonës në futbollin spanjoll do të ketë në gjirin e vet një shpërthyes si Ronaldo!

El Clasico-ja e së dielës e vërtetoi katërçipërisht këtë, me vetëm 24 minuta në fushë për portugezin. /tesheshi.com/ 

Related Posts

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Stamboll: i arrestuari si bashkëpunëtor i ISIS vret me thikë policin

Stamboll: i arrestuari si bashkëpunëtor i ISIS vret me thikë policin

Sulm terrorist në Burkina Faso: 17 të vdekur dhe 8 të plagosur

Sulm terrorist në Burkina Faso: 17 të vdekur dhe 8 të plagosur

Kritikat e aleatëve, këshilltari i Bashës përplaset me anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD…

Kritikat e aleatëve, këshilltari i Bashës përplaset me anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD...

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni