Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shëndetësia e Kosovës e kapur nga partitë politike: ja për sa zyrtarë janë gjetur fakte dhe të cilave parti janë

by te Sheshi
14/02/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Shëndetësia e Kosovës e kapur nga partitë politike: ja për sa zyrtarë janë gjetur fakte dhe të cilave parti janë

Nga Bashkim Kastrati

Partitë politike tash e sa vite e kanë shtrirë ndikimin e tyre edhe në shëndetësinë publike të Kosovës. Zakonisht partitë politike që janë në pushtet e kanë ndikimin më të madh, e rrjedhimisht edhe numrin e të punësuarve në sektorin e shëndetësisë publike, me theks të veçantë në pozitat menaxheriale.

Në një hulumtim të Qendrës Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, ka gjetur me fakte se 29 zyrtarë (shumica prej tyre mjekë) janë në pozita udhëheqëse nëpër klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), spitale rajonale etj., janë të lidhur direkt me partitë politike, pra kanë lidhje zyrtare . Në këtë statistikë nuk janë përfshirë rastet e nepotizmit, por nuk janë të përfshirë as mjekët që nuk kanë pozita menaxheriale pasi që dihet një numër i madh i tyre janë anëtarë të partive politike, por janë përfshirë vetëm pozitat e larta që përcaktohen me ligj si të tilla dhe të njëjtit zyrtarë janë të obliguar që të deklarojnë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ku janë marrë edhe emrat e tyre si bazë për t’i hulumtuar për lidhje politike.

patronazhi_box_10_2_sh

Shikuar në aspektin partiak, nga numri total i zyrtarëve të identifikuar me lidhje zyrtare me parti politike, 12 janë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, 6 janë të Partisë Demokratike të Kosovës, 5 të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës -së, 3 të Lidhjes Demokratike të Dardanisë (parti e shuar), 2 të Aleancës Kosova e Re dhe 1 i Partisë së Drejtësisë.

Ndërsa shikuar nga pozitat që kanë këta zyrtarë, të dhënat tregojnë se janë 21 drejtorë, 5 kryeshefa, 1 kryetar i bordit nacional në një spital rajonal, 1 shef i kabinetit të diabetologjsë dhe 1 zv.drejtoreshë në spital rajonal.

Një shtrirje kaq e gjerë e patronazhit politik që ka depërtuar në të gjithë infrastrukturën publike institucionale si dhe ka prekur pothuajse të gjitha pozitat vendimmarrëse, ka betonizuar perceptimin se punësimi, por edhe avancimi profesional në hierarkinë e institucioneve publike, mbahet peng nga vullneti i partive politike.

Ndikimet partiake po e shkatërrojnë shëndetësinë publike

Blerim Syla, kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), ka thënë për tesheshi.com se ka ndikime të shumta politike në fushën e shëndetësisë nga partitë politike, varësisht se cila është në pushtet në periudha të caktuara kohore.

“Them që ndajmë mendime të njëjta sa i përket ndikimit të politikës në shëndetësi. Por ky nuk është vetëm mendimi im, por është edhe mendim i shumicës në Kosovë. Tani sa ndikon kjo keq po shihet, por për fat të keq gjendja është duke u përkeqësuar”, thotë Syla.

Ai thotë se ndër problemet kryesore janë ndikimet politike në pozita menaxheriale, ku udhëheqësit e spitaleve, dhe klinikave në të shumtën e rasteve janë me preferenca politike.

“Unë nuk kisha me qenë kundër këtyre emërimeve sikur partitë politike të kishin program të mirë për shëndetësi, por këta i emërojnë menaxherët vetëm e vetëm që ta kontrollojnë shëndetësinë, e kurrsesi ta përmirësojnë atë. Pra duke përdorur militantët partiak zhvillojnë politika partiake në shëndetësi e kurrsesi politika zhvillimore në shëndetësi që do ta përmirësonin gjendjen. Shpesh e kam ngritur ketë çështje, por fatkeqësisht nuk kam pasur përkrahje. Rezultati është shkatërrimi i shëndetësisë publike për interesa partiake”, theksoi Syla.

Ndikime politike edhe tek pozitat e nivelit të ulët

Analisti Blerim Burjani ka thënë për tesheshi.com se ndikimi i partive në pushtet në të gjitha institucionet publike është bërë një praktikë tash e sa vite dhe se nuk ka përmirësim në këtë drejtim, por vetëm zaptim të pozitave publike për të cilat shpallen konkurse, ndërsa pranohen të favorizuarit.

“Po është e kuptueshme për rrethanat institucionale dhe zhvillimet aktuale, gjithçka është politike, partia që është në pushtet gjithmonë ka tentativa dhe zgjedhja e posteve menaxheriale po vjen nga subjekti i caktuar politik”, thotë Burjani.

Ai thotë se ndikimet e partive politike që janë në pushtet nuk janë vetëm tek pozitat e larta menaxheriale në shëndetësinë publike, por edhe tek pozitat tjera të nivelit më të ulët, pra qëllimi është që të vihet nën kontroll çdo gjë.

“Shpeshherë postet menaxheriale në QKUK (Qendra Klinike Universitare e Kosovë), janë mbetur me ushtrues detyre, problemet shpeshherë një kohë të gjatë postet janë mbetur vakant. Politika ka ndikuar në punësim në postet teknike, në stafin e mesëm dhe të ulët” theksoi Burjani. /tesheshi.com/

Related Posts

Strategjia e “kohëve të këqija” në BE
Europa

Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

10/07/2025
Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?
Kryesore

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent
Sociale & Shoqëri

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Next Post
Paska politikanë në Kosovë që pa luftuar asnjë ditë janë bërë veteranë

Paska politikanë në Kosovë që pa luftuar asnjë ditë janë bërë veteranë

Dramatike! Arsenal i shkakton humbje Leicester-it në shtesë loje

Dramatike! Arsenal i shkakton humbje Leicester-it në shtesë loje

Studimi i Harvard: ja pse duhet të hamë ushqime djegëse

Studimi i Harvard: ja pse duhet të hamë ushqime djegëse

TË FUNDIT

  • Të fundit
E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

10/07/2025
Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

10/07/2025
Ancelotti, një vit burg nga epoka spanjolle

Ancelotti, një vit burg nga epoka spanjolle

10/07/2025
Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni