Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shembulli i Polonisë: reformimi i gjyqësorit përmes politikës revolton ekspertë dhe gjykatës

by te Sheshi
27/02/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Shembulli i Polonisë: reformimi i gjyqësorit përmes politikës revolton ekspertë dhe gjykatës

Presidentja e Gjykatës së Lartë në Poloni apeloi gjykatësit e vendit të “luftojnë për çdo centimetër të Drejtësisë”, në një situatë ku qeveria e krahut të djathtë po nxit ndryshime që kritikët thonë se do ta bëjnë pavarësinë e gjyqësorit “një imagjinatë të pastër”.

“Për më shumë se një vit kam përsëritur se gjykatat po shndërrohen lehtësisht në një lodër në duart e politikanëve”, u tha Małgorzata Gersdorf, kolegëve të saj në një letër të hapur që u lexua publikisht në një takim të gjykatësve në Varshavë. “Ajo që deri tani ka qenë kërcënim, po shndërrohet në realitet”.

Në betejën më të fundit me sistemin ligjor në Poloni, partia qeverisëse Ligj dhe Drejtësi, thotë se dëshiron të “demokratizojë” mënyrën sesi emërohen gjykatësit polakë, gjë që për momentin është detyrë e Këshillit Kombëtar për Gjyqësorin, një trupë autonome, anëtarët e së cilës zgjidhen nga kolegët.

Sipas propozimeve të qeverisë, sidoqoftë, mandatet e të gjithë anëtarëve të trupës gjyqësore të këshillit duhet të përfundojnë brenda 90 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit. Zëvendësuesit e tyre do të përzgjidhen nga parlamenti polak, ndërsa kreut të Kuvendit i është dhënë e drejta e fshehtësisë për të përzgjedhur se cilët kandidatë do të kalohen në votim.

Kudo ku aktualisht, anëtarët juridikë të këshillit gëzojnë mazhorancën, sipas propozimeve të qeverisë, trupa do të ndahet në dy dhoma, një për anëtarët e gjyqësorit dhe tjetra për përfaqësuesit politikë. Të dyja dhomat do të duhet të dakordësohen për emërimet apo vendimet, duke u dhënë përfaqësuesve politikë veton ndaj vendimeve të marra nga anëtarët gjyqtarë.

“Propozimet e Qeverisë do të jenë një instrument për të siguruar caktimin e llojit të “duhur” të gjyqtarëve që nuk duhet të jenë shumë kritikë ndaj autoriteteve dhe programit të tyre politik”, thotë Eva Łętovska, profesore në Institutin polak të Shkencave ligjore dhe një ish-gjyqtare që ka shërbyer në gjykatën kushtetuese të vendit dhe në gjykatën e lartë administrative.

Këshillit iu dhanë më pak se tre ditë pune kohë për t’iu përgjigjur draftit të propozimeve, pasi drafti u shpërnda nga ministria e Drejtësisë. Në një deklaratë me tone të forta, këshilli i përshkruan propozimet si “në kontradiktë të dukshme dhe shumë të fortë me kushtetutën polake”.

“Këshilli është një organ i pavarur kushtetues, krijuar në vitin 1989 në mënyrë që të garantojë pavarësinë e gjyqësorit, për shkak se në kohën e komunizmit çdo gjë varej nga partia në pushtet”, tha Dariusz Zavistovski, kreu i këshillit dhe gjykatës aktual në Gjykatën e Lartë.

“Kur anëtarët e këshillit të zgjidhen nga parlamenti, ky funksion garantues do të jetë një imagjinatë e pastër. Formalisht, le të themi, nuk do të ketë më gjyqësor të pavarur”.

Gersdorf apeloi gjykatësit të rrezikojnë pozicionet e tyre të punës në luftën kundër propozimeve.

“Nuk ka luftë pa viktima, dhe mes tyre mund të jenë edhe disa që janë sot të pranishëm këtu”, thuhej në letrën e saj ndaj kolegëve gjyqtarë. “Për të fituar, duhet të jeni të përgatitur edhe për të dalë përpara gjykatave disiplinore, për t’u hequr nga detyra apo për çdo gjë tjetër. Ju duhet të tregoni se ne kundërshtojmë rrëshqitjen e shtetit demokratik drejt humnerës”.

Qeveria i përshkruan propozimet si “rritje të demokracisë dhe pavarësisë” duke liberalizuar procesin e emërimeve nga “koorporatat klienteliste të mjedisit gjyqësor”, duke cituar procesin e emërimit të gjyqtarëve në vende të tilla si Spanja apo Gjermania.

“Objektiviteti në përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Gjyqësorit, dhe pavarësimi i tyre nga interesat e koorporatave do të sigurohet përmes përzgjedhjes së tyre nga Sejm që mban mandatin e fituar në zgjedhje demokratike. Një sistem i ngjashëm është i suksesshëm, për shembull, në Spanjë”, thuhet në deklaratën e ministrisë polake të Drejtësisë.

Kjo përballje është më e fundit në Poloni në betejën e zgjatur midis partisë në pushtet dhe një gjyqësori që po demoralizohet nga dita në ditë.

Pak kohë pasi mori pushtetin në fund të vitit 2015, qeveria shkriu zyrën e prokurorit të përgjithshëm me atë të ministrit të Drejtësisë, Zbigniev Ziobro, në një lëvizje që siç argumentojnë disa analistë, tashmë lejon qeverinë të ushtrojë presion politik ndaj gjyqtarëve.

“Ne jemi dëshmitarë të shumë shembujve sesi prokurorë që përgjigjen përpara ministrit të Drejtësisë, kanë nisur procedime penale ndaj gjyqtarëve që kanë marrë vendime me të cilat ai nuk bie dakord”, thonë ekspertët.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje
Bota & Rajoni

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Urdhri i ri ekzekutiv i Trump-it për refugjatët dhe imigracionin nënshkruhet të mërkurën

Urdhri i ri ekzekutiv i Trump-it për refugjatët dhe imigracionin nënshkruhet të mërkurën

4 rastet kur nuk duhet ta pini fare kafen

4 rastet kur nuk duhet ta pini fare kafen

Ish-deputeti Prenga i “listës kriminale” heq dorë nga deputetllëku: e bëj për hir të familjes!

Ish-deputeti Prenga i “listës kriminale” heq dorë nga deputetllëku: e bëj për hir të familjes!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni