Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shembuj paralajmërues për ekonominë nga Europa Lindore: punonjësit po emigrojnë, por jo pensionistët

by te Sheshi
29/01/2017
in Bota & Rajoni, Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Shembuj paralajmërues për ekonominë nga Europa Lindore: punonjësit po emigrojnë, por jo pensionistët

Zhvillimet në Europën Lindore janë në fokus të një artikulli në “The Economist” ku thuhet se anëtarët më të rinj të Bashkimit Europian përballen me rënie ekonomike derisa të krijojnë kushtet për të mbajtur forcën punëtore që po emigron në Perëndim apo të rekrutojnë edhe ato vetë emigrantë për nevojat e tyre. Në analizë jepet panorama e disa shteteve që ashtu si edhe thuhet u pranuan në BE, pa arritur standardet e vërteta të bllokut.

“Në qytetin lituanez Panevezys, një fabrikë fringo e re ndërtuar nga Devold, kompani norvegjeze e prodhimit të veshjeve, qëndron e vetme në zonën e lirë ekonomike të rajonit. Fabrika nuk është në gjendje të përmbushë nevojat e saj për 40 vende pune, një e teta e totalit e kjo jo për shkak se punëtorët në Panevezys janë shumë të zgjedhur, mirëpo për shkak se ata janë gjithnjë e më të paktë. Sipas kryebashkiakut, në shkollat e zonës ndjekin mësimin gati gjysma e studentëve që mësonin një dekadë më parë.

Shqetësime të tilla janë zakonshmërisht në rritje përgjatë vendeve të Europës qendrore dhe lindore, kur nivelet e lindshmërisë janë të ulëta dhe ato të emigrimit janë shumë të larta. Vendet ish-komuniste që u pranuan në Bashkimin Europian prej vitit 2004,  ëndërronin një transformim të shpejtë të tyrin në Gjermani apo Britani. Mirëpo në vend të kësaj, shumë nga punonjësit e tyre u nisën drejt Gjermanisë e Britanisë. Popullsia në moshë pune e Letonisë ka rënë me një çerek që nga viti 2000; një e treta e atyre që u diplomuan në universitet midis viteve 2002 dhe 2009 kishin emigruar deri në vitin 2014. Sondazhet mes studentëve bullgarë të mjekësisë tregojnë se 80-90 për qind e tyre planifikojnë të emigrojnë pas diplomimit.

Humbja e fuqisë punëtore në Lituani vjen me shumë kosto, thotë ekonomisti Stasys Jakeliunas. Remitancat dhe paratë e BE-së për infrastrukturën e kanë ndihmuar vendin, por mungesa e fuqisë punëtore shkurajon investimet e huaja dhe dëmton rritjen ekonomike. Sipas FMN-së, në disa vende të Europës Lindore, emigracioni ka shkurtuar 0.6-0.9 nga rritja e përvitshme e prodhimit të brendshëm përgjatë viteve 1999-2004. Deri në vitin 2030, prodhimi i brendshëm bruto për person në Bullgari, Rumani dhe disa vende balltike mund të jetë 3 deri në 4 për qind më i ulët sesa mund të kishte qenë pa emigracionin.

Të gjitha këto vendosin në rrezik financat publike. Pensionet, që përbëjnë deri në gjysmën e shpenzimeve sociale në Europën Lindore, janë shqetësimi më i madh. Në vitin 2013, Letonia kishte 3.3 të rritur në moshë pune për çdo të moshuar mbi 65 vjeç, njëjtë sa Britania dhe Franca; deri në vitin 2030 shifra projektohet të ulet pak më poshtë se 2, një nivel që Franca dhe Britania do ta arrijnë me gjasa jo më herët se viti 2060. Vendet po rrisin moshën e pensionit (përveç Polonisë që po e ul moshën e pensionit, pa shumë llogari). Përfitimet janë të dobëta, duke lënë shumë pak vend për shkurtime. Pjesa e prodhimit të brendshëm për shpenzime sociale në Bullgari, Rumani dhe shtetet balltike është gati sa gjysma e asaj që përdoret në shumë vende më të pasura europiane.

Të paaftë të bindin njerëzit të mos largohen, qeveritë po përpiqen në vend të kësaj, t’i joshin të kthehen, duke e marrë frymëzimin nga shembuj të suksesshëm në Irlandë dhe në Korenë e Jugut.

Daumantas Simenas, menaxher projektesh në zonën e lirë ekonomike të Panevezys ia atribuon rikthimin e tij nga Britania programit “Krijo për Lituaninë” që bën bashkë profesionistët më të arsimuar nga diaspora me detyrat qeveritare. Të kishte një punë, sipas tij, e bëri më të thjeshtë vendimin për t’u rikthyer. Plus, shton ai, shtëpia është shtëpi.

Por, fakti nëse përpjekje të tilla mund të ndryshojnë trendin duket i dyshimtë. “Krijo për Lituaninë” ka sjellë pas në vend më shumë se 100 persona që kur nisi të zbatohej pesë vjet më parë, thotë

Milda Darguzaite, e cila e nisi programin pasi la një karrierë të investimeve bankare në Amerikë për një post qeveritar në Vilnius. Por, të sjellësh në vend inxhinierët dhe doktorët është shumë më e vështirë. Studimet tregojnë se punonjësit e talentuar nga Europa Lindore tërhiqen nga perspektiva e punës jashtë vendit, së pari nga cilësia e institucioneve, si p.sh shkollat e mirë. Përfitimet më të mira sociale kanë më shumë rëndësi për punonjësit pa aftësi të veçanta. Të dhënat për kthimin e emigrantëve janë pak të paqarta, mirëpo një raport i fundit nga FMN tregon se numri ka qenë “modest”, në disa vende shumë i ulët, vetëm 5 për qind e atyre që janë larguar.

Kompanitë po përshtaten me mungesat e fuqisë punëtore. Në një konferencë të fundit biznesi në Bullgari, punonjësit thanë se iu duhet të rrisin rrogat për të joshur punonjës nga shumë shumë larg vendeve të prodhimit. Në Bullgari dhe në shtetet balltike, pagat janë rritur shumë më tepër sesa produktiviteti në pesë vjetët e fundit – një trend që i bën eksportet shumë më pak konkurruese.

Kjo mund të ndryshojë. Kostot më të larta të punës mund të detyrojnë kompanitë të automatizohen, thotë Rokas Grajauskas, ekonomist në Danske Bank. Në katin e parë të fabrikës së Devold, shumë detyra që dikur kryheshin me dorë, si prerja e veshjeve në forma për pulovra dimërore, tashmë kryhen nga robotë.

Disa vende po paralajmërojnë një zgjidhje tjetër: emigrantët nga fqinjët më të varfër. Popullsia e Estonisë u rrit në vitin 2016 për të dytin vit rresht falë të ardhurve nga Ukraina, Bjellorusia dhe Rusia, pasi kishte rënë në mënyrë të vazhdueshme prej viteve 1990. Por emigracioni mund të mos e ndalë rrjedhjen e trurit.

Pothuajse 400 mijë ukrainas që morrën leje banimi në Poloni në vitin 2015,  punojnë në bujqësi, ndërtim dhe mirëmbajtjen e shtëpive. Në kontrast, rreth 30 për qind e emigrantëve polakë kanë arsimim më të lartë – gati dyfishi i mesatares së popullsisë së përgjithshme.

Për ata që largohen nga Europa lindore, liria për të jetuar dhe punuar ku ata zgjedhin e dëshirojnë është një e mirë e madhe. Por vendet ku ata u rritën, vendosen përballë një sfide të vështirë. Këto vende duhet të mësojnë sesi të tërheqin dhe të mbajnë punonjës të rinj, ose të rrënohen.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme
Bota & Rajoni

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Next Post
Kjo është çanta që s’ju lejon të harxhoni shumë para, por vetë kushton qamet

Kjo është çanta që s’ju lejon të harxhoni shumë para, por vetë kushton qamet

Luis Suarez shmang humbjen për Barcelonën, Betis meritonte më shumë

Luis Suarez shmang humbjen për Barcelonën, Betis meritonte më shumë

Disa arsye pse është mirë të nxirrni fëmijën në të ftohtin e dimrit

Disa arsye pse është mirë të nxirrni fëmijën në të ftohtin e dimrit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni