Nëntëmbëdhjetë persona kanë vdekur pasi një pjesë e një autostrade malore u shemb në provincën Guangdong të Kinës pas ditëve të shiut të dendur.
Rreth 30 persona të tjerë u dërguan në spital pasi një pjesë 17.9 metra e autostradës Meilong u shemb.
Pamja, tejet tragjike, të sjell në mendje shembjen e ndodhur në aksin e ri Korçë-Ersekë, pak muaj më parë, për fat pa pasoja, pasi bëhet fjalë për një rrugë pa lëvizshmëri të dendur.
Imazhet në mediat shtetërore treguan një hendek të madh në kodrën e pyllëzuar poshtë autostradës. Autoritetet lokale dërguan 500 persona për t’u marrë me emergjencat në vendngjarje.
Pamjet që duket se janë marrë menjëherë pas shembjes treguan flakë dhe tym të zi që dilnin nga poshtë autostradës. Një video tjetër tregon një grumbull makinash të djegura që tymosin, pjesërisht të mbuluara me baltë.
🚨#WATCH: As daytime footage shows the aftermath of a highway collapse which left dozens of casualties in southern China.
📌#Guangdong | #China
At least 19 people were killed and 30 others were hospitalized after a section of a highway collapsed in the Guangdong province of… pic.twitter.com/r1hR0UXw65
— R A W S G L 🌎 B A L (@RawsGlobal) May 1, 2024
Guangdong, provinca më e populluar e Kinës, u godit nga përmbytjet javën e kaluar që vranë katër persona dhe shpërngulën 110,000 të tjerë.
Përmbytjet dëmtuan gjithashtu dhjetëra shtëpi, mbyllën shkolla dhe shkaktuan anulime dhe vonesa fluturimesh. Autoritetet vlerësuan humbjet ekonomike në 19.4 milionë dollarë. /tesheshi.com/