Së paku një person është raportuar i vdekur si pasojë e shembjes së një ure mbi lumin Tarn në Francë. Ura shërbente për të lidhur qytetet Mirepoix-sur-Tarn dhe Bessieres, shumë afër qytetit të madh Toulouse.
Sipas mediave lokale, viktima është një vajzë 15-vjeçare, e cila ishte në një makinë që u fundos. Prindërit e saj i shpëtuan aksidentit, ndërsa e reja nuk ia doli.
Ekspertët nuk kanë dhënë detaje për gjendjen e mëparshme të urës, por punëtorët e emergjencës po kërkojnë nëse mund të jetë pasur më shumë persona të mbetur nën ujë. /tesheshi.com/