Ky është momenti i mahnitshëm kur një gropë e madhe gëlltit një super-makinaë Rolls Royce prej 560,000 paundësh.
Pronari i tmerruar u detyrua të ngjitej nga dritarja e mjetit të tij luksoz. Fatmirësisht, drejtuesi nuk u plagos në incident, por është e sigurt të thuhet se makina e tij është dëmtuar shumë.
Ky aksident i çuditshëm ndodhi në rrugët e Harbin, kryeqyteti i provincës Heilongjiang të Kinës veri-lindore, ku shoferi ishte duke pritur në një sërë semaforësh.
Ai tha: “Isha duke pritur në semaforin e kuq dhe sapo u hap drita e gjelbër u nisa, kur rruga u hap”.
Rolls-Royce e tij pastaj përfundoi në gropën e thellë rreth 2 metra dhe 6 metra e gjerë.
Shoferi arriti të hapë dritaren anësore dhe të ngjitej sipër./tesheshi.com/