Të paktën 21 persona vdiqën sot pas shembjes së një ndërtese në Mumbai, njoftuan autoritetet indiane.
Ndërtesa 4-katëshe, e cila ndodhej në zonën më të populluar të Bhendi Bazaar, është shembur sot në mëngjes rreth orës 08:40 sipas orës lokale (03:10 GMT).
Forcat e shpëtimit po vijojnë ende kërkimet nën gërmadha për gjetjen e të mbijetuarve.
Autoritetet njoftuan se rreth 40 persona ndodheshin brenda godinës në momentin e aksidentit.
Shembjet e ndërtesave janë të shpeshta në Indi, kryesisht gjatë në harkun kohor nga qershori në shtator. /tesheshi.com/