Është rrafshuar më në funde famshmja Godina 15 e Qytetit Studenti, e shpallur si e pamunduar për t’u banuar, pas dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit.
Te kjo godinë nisi lëvizja dhjetoriste e ’90, pas së cilës erdhën protestat studentore, e më pas themelimi i PD-së.
Takimet e para të individëve që u bënë nismëtarët e partisë që do startonte pluralizmin shqiptar pas gjysëmshekulli komunizën, u kryen pikërisht te 15-ta.
Kjo godinë, ishte e populluar më së shumti nga studentë me njollë biografike, të toleruar në vitet e fundit të regjimit për të ndjekur studimet e larta. /tesheshi.com/