Biri i udhëheqësit të rajonit Sharjah të Emirateve të Bashkuara ka ndërruar jetë në moshë të re në Londër, u zbulua sot pasdite. Sheikh Khalid bin Sultan Al Qasimi, 39 vjeç, ishte i biri i Sheikh Sulltan bin Muhammed Al Qasimi, i cili sundon rajonin Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Flamujt në vend janë vënë në gjysmë shtize gjatë tri ditëve të zisë sa po mbahe.
Ministria e Çështjeve Presidenciale në Emiratet e Bashkuara Arabe tha në një deklaratës se ‘presidenti Shejh Khalifa Bin Zayed Al Nahyan po mban zi për dhimbjen dhe pikëllimin dhe ka nevojë për paqe dhe qetësi të reflektimit”.
Princi ngriti linjën e modës “Qasimi” në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2008 dhe dyqani i tij kryesor ndodhet në qendër të Londrës, fare pranë Westminster. /tesheshi.com/