Shefi i misionit të Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka deklaruar se nuk do të ratifikohet liberalizimi i vizave me Kosovën nëse nuk do të ketë zyrtarë të lartë të korruptuar që do të dënohen, si dhe nuk do të ratifikohet Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.
“Do të vazhdojmë të monitorojmë dy gjëra, të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe gjëja e dytë që po kërkojmë është që të ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi, para datës kur kosovarët do të mund të hynin pa viza në BE, dhe mendojë që kemi pak kohë”, tha Zhbogar në një intervistë për RTK-në. /tesheshi.com/