Jean-Claude Juncker ka reaguar sot ndaj thirrjes austriake për t’u dhënë fund bisedime për anëtarësim të Turqisë me BE-në, duke paralajmëruar se ky do të qe një gabim i rëndë.
Shefi i Komisionit Europian tha për ARD-në, transmetuesin publik gjerman, se nëse jepet tani përshtypja se BE-ja nuk është e gatshme ta pranojë Turqinë, ky do të ishte një gabim serioz i politikës së jashtme.
“Nuk mendoj se do të qe e dobishme nëse në mënyrë të njëanshme i thonim Turqisë se negociatat kanë marrë fund.”
Kancelari austriak, Christian Kern, kërkoi një ditë më parë ndërprerjen e bisedimeve për anëtarësim të Turqisë me BE-në. Ai do të thoshte për mjetet austriake të informimit: “Ne duhet të përballemi me realitetin. Negociatat e anëtarësimit nuk janë aktualisht më shumë se fantazi.”
Ministri për BE-në në qeverinë turke, Omer Çelik, i quajti shqetësuese fjalët i kancelarit austriak, duke i krahasuar ato me deklaratat e figurave të së djathtës ekstreme. /tesheshi.com/