CEO i Aramco-s, gjigandit saudit të naftës, Amin Nasser tha se plani i BE-së për të kufizuar çmimet dhe taksat e kompanive të energjisë nuk do të ndihmojë në afat të gjatë për të eliminuar krizën.
“Ngrirja ose kufizimi i çmimeve të energjisë mund të ndihmojë konsumatorët në afat të shkurtër, por nuk zgjidh shkaqet e vërteta të krizës dhe nuk është një zgjidhje afatgjatë,” tha Nasser në një forum në Zvicër.
“Dhe taksimi i kompanive që ju prisni të rrisin prodhimin sigurisht që nuk është i dobishëm,” shtoi ai.
Kreu i Aramco-s këmbënguli gjithashtu se lufta në Ukrainë nuk ishte shkaku i vetëm i krizës energjetike dhe paralajmëroi se “edhe nëse ai konflikt do të përfundonte sot”, kriza nuk do të kishte përfunduar.
Ai theksoi se një tjetër shkak i krizës janë investimet e pamjaftueshme në hidrokarbure, ndërkohë që alternativat ndaj lëndëve djegëse fosile ende nuk janë mjaftueshëm të disponueshme. /tesheshi.com/