Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha dje se pret që Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin të vizitojnë Kievin.
Shtëpia e Bardhë nuk i komentoi planet, por zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Ned Price foli për BBC për luftën në Ukrainë.
Ai tha se ishte i bindur se Zelensky do ta fitonte luftën.
“Kjo do të jetë një fitore për Ukrainën, do të jetë një humbje strategjike për Rusinë”, tha ai.
I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre ofrojnë mjaftueshëm armë të rënda, Price tha:
“Ne kemi dërguar pikërisht atë që u duhet partnerëve tanë ukrainas për t’u mbrojtur nga ky agresion rus”. /tesheshi.com/