Shtëpia e Bardhë ka refuzuar ta kritikojë presidentin e Turqisë të hënën në lidhje me arrestimin e të dyshuarve si të implikuar në grusht-shtetin e dështuar.
“Natyrisht, ata janë duke reaguar ndaj një situate të jashtëzakonshme”, ka thënë sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.
“Qeveria turke e zgjedhur në mënyrë demokratike ka përgjegjësi të tregohet e përmbajtur dhe të veprojë në kuadër të sundimit të ligjit dhe të respektojnë liritë të cilat janë të nënvizuara në Kushtetutën e saj”, shtoi më pas zyrtari amerikan.
I pyetur nëse administrata është e shqetësuar për arrestimin e 6,000 ushtarakëve, gjyqtarëve dhe figurave politike që nga e shtuna, Earnest u përgjigj: “Unë nuk mund të gjykoj për veprimet e ndërmarra nga qeveria e presidentit Erdogan vetëm brenda 24 deri 48 orëve.
Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë duke i cilësuar si “të pasakta” pretendimet e presidentit Erdogan se SHBA-të po fshehin klerik mysliman, Gylen në Pensilvani, i cili është kundërshtari kryesor i qeverisë turke. Earnest tha se SHBA-të nuk kanë marrë kërkesë nga Turqia për ekstradimin e tij, dhe se në rast të një kërkesë e tillë, ajo do të merrej në konsideratë në përputhje me kushtet e marrëveshjes, që janë në fuqi për më shumë se 30 vite. /tesheshi.com/